E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku bën "harakiri", gol e autogol në Elbasani-Shkumbini

Elbasani dhe Stojku bëjnë "harakiri" në derbin e prefekturës së rrethit të tyre, duke përfunduar më pas në një barazim tragjik përballë Shkumbinit. Ka qenë kjo ndeshja më e shumëpritur e javës, pasi do të përcaktohej se kush do të ishte ndjekësja më e afërt e Tiranës kryesuese. Flitet për një nga ndeshjet e karakterizuara nga lufta e fortë sportive mes dy ekipeve. Që në minutat e para, është parë një Elbasan më kërkues, i cili është afruar golit me Gentian Stojkun, por portierit të peqinasve i ka ardhur në ndihmë shtylla pingule, pasi gjuajtja e lojtarit kundërshtar është përplasur aty. Atëherë kur duket se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi pa gola, që do të mbyllte pjesën e parë, ishte Elbasani ai që ka gjetur edhe golin e avantazhit nga pika e bardhe e penalltisë: në minutën e 42-të, Klement Xhyra shkaktoi një ndërhyrje të rëndë brenda zonës, e gjyqtari ndërkombëtar, Jareci, nuk hezitoi, duke lënë penallti në favor të verdhebluve. Stojku e ka kthyer atë në gol. Në pjesën e dytë është zgjuar Shkumbini, reagon, por mbrojtja e vendasve ka mundur t‘i bëjë ballë kundërsulmeve të shumta të miqve. Por peqinasit marrin edhe një tjetër goditje në minutën e 58, kur Mustafaj ndëshkohet për të dytën herë me karton të verdhe (rrjedhimisht i kuq) dhe e lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Megjithatë, trajneri Mirel Josa nuk është i qetë, pasi Shkumbini vazhdon të mbetet i rrezikshëm në kundërsulm, edhe pse skuadra e tij ka epërsi numerike nuk arrin të organizohet në manovrën sulmuese. Tensioni nuk i ka munguar ndeshjes. Dhe kur të gjithë tifozët po festonin për fitoren, në minutën e 91 mbrojtësi i Shkumbinit, Turdiu, kroson një top në zonë, në rrëmujë e sipër është autori i golit të 1-0, pikërisht Stojku e ka devijuar atë drejt portës së skuadrës së tij, duke ndihmuar kështu peqinasit të arrijnë barazimin. Elbasani humbet kështu dy pikë dhe tashmë është 8 pikë larg kryesueses Tirana.

KATEGORIA SUPERIORE / java 5

E PREMNTE

Vllaznia-Bylis 1-0

Sinani 18‘

E SHTUNE

Besa-Teuta 1-1

Sakaj 43‘ / Mile 52‘

Lushnja-Dinamo 1-2

Jusufi 8‘, Plaku 87‘ / Bokatola 74‘

Tirana-Flamurtari 3-1

Memelli 16‘, 58‘ 62‘ / Marikov 30‘

DJE

Elbasani-Shkumbini 1-1

Stojku 42‘ (11-m)/ Stojku 91‘ (a.g.)

Partizani-Apolonia 0-1

35‘ Asllani

KLASIFIKIMI

Skuadra N. Pikë

1. Tirana 5 13

2. Shkumbini 5 10

3. Vllaznia 5 10

4. Dinamo 5 9

5. Elbasani 5 8

6. Apolonia 5 7

7. Flamurtari 5 6

8. Besa 5 5

10. Partizani 5 4

10. Teuta 5 3

11. Lushnja 5 3

12. Bylis 5 3



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›