Mbi polemikën G99-LSI
Po pse G99 xhanëm?! Kjo ishte pyetja që në një analizë të djeshme në këtë gazetë, analisti Mentor Nazarko ngrinte ndërsa destrukturonte përplasjen e fundit mediatike mes G99 dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fillimisht, autori i shkrimit duhet falënderuar që këtë përplasje e ka trajtuar në nivel idesh e çështjesh, duke u ngritur përmbi akuzat personale e shpifjet abuzive që gëlojnë sot në tregun mediatik. Një përgjigje e shkurtër e pa përmbajtje për pyetjen e bërë do të ishte: Pse jo G99?!
Më në detaj, besoj se i kemi të gjitha të drejtat për t‘u përfshirë në një përplasje mediatike me LSI-në, apo këdo tjetër që dhunon parimet morale e sociale për të cilat G99 ka hyrë në politikën shqiptare. Këtu është rasti të sqarojmë se G99 qëllimisht nuk u regjistrua si parti politike, por si një lëvizje social-politike, pikërisht për të evituar stigmatizimin si "partia e radhës", apo si një strukturë e kalcifikuar që vertikalizon angazhimin dhe performancën politike, ashtu siç vertikalizon përfitimet dhe benefitet e këtij angazhimi politik. G99 synon të mbledhë e të fokusojë gjithë energjinë pozitive që qarkullon sot në shoqërinë shqiptare, por që nuk ka pasur asnjë rast për t‘u injektuar në skenën politike; mega-partitë, me hierarkinë e tyre të solidifikuar, lënë shumë pak vend për elementë të rinj që janë të gatshëm e të aftë të kontribuojnë në vendimmarrjen e qeverisjen e vendit; quasi-partitë satelite në pronësi individësh po ashtu nuk janë një forum i mirë ku idealizmi politik mund të shpaloset me lehtësi, sa kohë që këto mikro-parti i shërbejnë mikro-interesave. Andaj zgjodhëm të ekzistonim më tepër si një frymë idesh, vizionesh e vlerash, dhe jo si një organizëm individualist, bazuar mbi interesa të ngushta, makutëri të pamat, e mungesë totale parimi e morali. Që nga momenti i krijimit të G99, objektivat tona kanë qenë të qarta: T‘i japim fund tranzicionit 17-vjeçar dhe njëkohësisht të nxjerrim në pension Kryeministrin Berisha!
Ndërkaq, duhet të theksoj se bilanci i aktivitetit të G99 në 6 muajt e fundit anon dukshëm nga çështjet dhe idetë. Mjafton të përmend betejën për të mundësuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, këshillën që i dhamë qeverisë dhe opozitës për të gjetur konsensus e shfrytëzuar momentin për të aplikuar për anëtarësim në BE. Qëndruam në krah të minatorëve për të zgjidhur një herë e mirë statusin e tyre e për të garantuar siguri në tunelet që deri më sot janë njohur si shpellat e vdekjes. Kemi dhënë propozime konkrete për të përmirësuar sistemin shëndetësor e jemi angazhuar në një proces që synon t‘i japë arsimit prioritetin që meriton. Gjatë ditëve që vijuan shpërthimin tragjik në Gërdec ishim aty, pranë familjeve dhe të lënduarve, duke u përpjekur që të lehtësonim aq sa mundnim dhimbjen e atyre burrave, grave e fëmijëve që më shumë se çdo gjë tjetër kishin humbur shpresën, shpresën se në Shqipëri mund të jetoje i sigurt dhe me dinjitet. Kemi qenë në shesh e kemi kërkuar publikisht një sistem drejtësie të pavarur, për t‘i rikthyer shqiptarëve besimin te drejtësia dhe institucionet.
Por krahas këtij debati parimesh e vlerash, shpeshherë na është dashur të përballemi dhe me akuza meskine dhe sulme personale. Risia që G99 solli në terrenin politik shqiptar duhet të ketë qenë arsyeja se përse, akoma pa u kristalizuar mirë ekzistenca e saj politike, G99 u bë subjekt i sulmeve gati të përditshme prej mashave mediatike të mazhorancës në pushtet (dhe kjo është normale), dhe çuditërisht edhe i sulmeve të shumë përfaqësuesve të LSI-së (dhe kjo është totalisht anormale). Mjafton t‘u hedhësh një sy shkrimeve të botuara në gazetën "Integrimi" dhe akuzave të artikuluar nga gazeta "55", dhe fare lehtë mund të kuptosh se flitet për të njëjtat gjëra, e se ideatorët kanë të njëjtat interesa.
Ju saktësisht vini re se "penat e G99 janë në të njëjtën gjatësi vale me ato të PS" dhe si pasojë profili politik i G99 vuan në syrin e publikut (ose më mirë në syrin e analistit të vëmendshëm). Sigurisht që është kështu, dhe s‘ka si të jetë ndryshe! G99 idealisht ndan me forcat e sotme të opozitës synimin për t‘i dhënë fund një qeverisjeje të dështuar, abuzive dhe korruptive. Po a është pikërisht kjo situata brenda opozitës?! Pyetja të cilën prej javësh ne kemi ngritur pa marrë akoma një përgjigje është: Kujt po i shërben Lëvizja Socialiste për Integrim? Cilat janë qëllimet dhe synimet e saj? Çdo ditë jemi përballur me akuza që vijnë nga LSI, akuza të cilat përpiqen të përçajnë forcat në opozitë me qeverinë "Berisha", duke çuar kësisoj ujë vetëm në mullirin e qeverisë.
Zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë një test shumë i madh, si për mendjen dhe zemrat e elektoratit shqiptar, ashtu edhe për demokracinë tonë, fatkeqësisht akoma të brishtë. Anëtarësimi në NATO, marrëdhëniet me BE-në, liberalizimi i vizave, dhe në përgjithësi imazhi që Shqipëria promovon në botë do të varen thelbësisht nga kryerja e këtyre zgjedhjeve në mënyrë të ligjshme, paqësore e demokratike. Thirrjet e fundit që kërkojnë ikjen e qeverisë 8 muaj përpara zgjedhjeve, kur nuk kemi një Kod Zgjedhor që të garantojë një proces elektoral normal e pa manipulime, nuk kemi një regjistër kombëtar të popullsisë e zgjedhësve, nuk kemi karta identiteti dhe nuk kemi as mbështetje apo kërkesë të faktorit ndërkombëtar për zgjedhje të parakohshme, janë totalisht joracionale dhe destruktive për demokracinë në vend. Në shekullin XXI është e paimagjinueshme për një vend që aspiron të integrohet në BE, të kërkojë rrëzimin e qeverisjes përmes protestave popullore. Është LSI e cila bën thirrje që opozita të braktisë Parlamentin, duke bllokuar kësisoj të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në NATO dhe BE, dhe kjo s‘është për t‘u habitur, pasi po t‘i hedhim një sy aktivitetit parlamentar të përfaqësuesve të LSI duket qartë se rëndësia që ata i kushtojnë këtij institucioni është fare e zbehtë. Vetë kreu i LSI është një nga 10 deputetët me më shumë mungesa në Kuvend gjatë 3 viteve të fundit. Ky stil i të bërit politikë është i papranueshëm për ne; edhe përpara se të krijonim G99 jemi përpjekur që të vendosim standarde sa më të larta në Parlamentin shqiptar, e jo ta bojkotojmë atë.
I dashur Mentor!
Ashtu sikundër ke shprehur në shkrimin tënd, sigurisht që G99 preferon ta përqendrojë debatin te çështjet e idetë dhe jo te sulmet e akuzat. Por, në momente të rëndësishme si këto që po jetojmë, teksa mazhoranca numëron ditët përpara humbjes në zgjedhjet e ardhshme dhe ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim refuzon të punojë për platformat e ardhshme qeverisëse e harxhon energji duke zhvilluar një luftë brenda llojit, është e natyrshme të ngrihet një pyetje: Është më e rëndësishme ambicia personale e dikujt apo e ardhmja e të gjithë shqiptarëve, përfshi këtu edhe e fëmijëve tanë? Është pikërisht kjo pyetje dhe përgjigjja e munguar që rezultoi në polemikën G99 - LSI! Të garantoj se nuk kemi hequr dorë as prej debatit konstruktiv e as prej çështjeve dhe ideve. Por, idetë e çështjet e mira janë të zakonshme - ç‘është e pazakonshme janë njerëzit që përpiqen sinqerisht që këto ide e çështje të mira të funksionojnë. Dhe verdiktin përfundimtar mbi sinqeritetin e pastërtinë fatmirësisht e ka vetëm elektorati!