Dy fjalë për Maturën Shtetërore
Prej tre vitesh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po aplikon Maturën Shtetërore, në kuadrin e zhvillimit të një procesi transparent, të besueshëm dhe unik për të gjithë maturantët, për pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Ky proces është një nga reformat e suksesshme, për të cilin janë angazhuar mijëra punonjës të sistemit arsimor, në qendër dhe në rrethe, strukturat vartëse të MASH dhe ku nuk mungon kontributi i vetë maturantëve e prindërve të tyre.
Pak histori
Matura Shtetërore 2006
Në vitin e parë të realizimit të Maturës Shtetërore 2006, pas përfundimit të provimeve të detyruara, u zhvilluan provimet me zgjedhje. Ishte një bashkëpunim i MASH me QKAVP, nën vëzhgimin e një komisioni qeveritar. Natyrisht dolën probleme, siç ndodh gjithmonë për një projekt që zbatohet për herë të parë. Por, problemi themelor ishte ai i identifikimit të maturantëve konkurrues. Listat e maturantëve konkurrues të atij viti u përgatitën nga sekretaritë e fakulteteve, ku maturantët ishin regjistruar (deri në 14 degë). Ishte vërtet një stërmundim për të identifikuar maturantët e regjistruar në Universitete me ata të regjistruar në QKAVP, dhe kjo u arrit në saje të një bashkëpunimi të MASH me Kompaninë DATECH-shpk. Veç kësaj, maturantëve e prindërve të tyre iu desh të kërkojnë emrat e fituesve në 14 degë të universiteteve të Shqipërisë dhe vërtet shpenzimet ishin të rënda për një familje. Këto ishin arsyet themelore, për të mos hyrë në detaje, për të rishikuar metodikën e këtij procesi.
Matura Shtetërore 2007
Për të realizuar një proces, bazuar në Teknologjinë e Informacionit, me kërkesën e një transparence të plotë, saktësi dhe besueshmëri, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me nismën e Ministrit, në muajt e parë të vitit 2007, u zhvilluan disa tavolina të rrumbullakëta, me përfaqësues nga Universitetet për të përcaktuar ecurinë e këtij procesi. Një nga propozimet e paraqitura dhe që u vu në zbatim, ishte propozimi i një pedagogu të Universitetit Politeknik, i regjistruar si Bit-Albania. Në gusht të këtij viti, ishte ideja e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që ky sistem të emërtohet Meritë - Preferencë. Me programin fillestar të hartuar nga Bit-Albania filloi procesi i Maturës Shtetërore 2007. Nga MASH u ngarkua Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës, e cila krijoi Qendrën e Përpunimit Informatik (QPI) për të ndihmuar dhe ndjekur të gjithë procesin. QPI realizoi hedhjen në kompjuter me operatore, të të gjithë të dhënave të Formularit A1, rezultateve të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje. Gjatë të gjithë procesit, programi i hartuar në Visual Basic u modifikua sipas kërkesave të MASH. Procesi i përcaktimit të fituesve, ishte i suksesshëm dhe kontestimet e paraqitura pas shpalljes së Librit të Transparencës u korrigjuan manualisht. Programi i hartuar mbeti pronë e Bit-Albania.
Matura Shtetërore 2008
Nga eksperienca e grumbulluar, vështirësitë e procesit, detyrimi dhe përgjegjësia e MASH për një proces transparent dhe të besueshëm, që në fillim të vitit u ndërmorën dy nisma ligjore: Krijimi i një Agjencie të posaçme për përcaktimin e fituesve ndërmjet maturantëve kandidatë për studime në programet e studimit, që ofrohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe zhvillimin e një tenderi të hapur për gjetjen e një kompanie që do të merrte përsipër hartimin e një programi kompjuterik për këtë proces.
Agjencia Kombëtare e Pranimeve në institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) është krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 503, datë 16.04.2008. Në këtë vendim, në pikën 4 thuhet: APRIAL-i gjatë ushtrimit të veprimtarisë, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1. Realizon përcaktimin e fituesve ndërmjet maturantëve kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë, sipas parimit Meritë - Preferencë, të shprehur si më poshtë vijon:
2. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe, për programe studimi të caktuara, edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
2. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre.
Në tenderin e hapur, të zhvilluar nga MASH, Bit-Albania nuk u paraqit si kompani konkurruese. Tenderi u fitua nga kompania DATECH sh.p.k., kompani që tashmë njihet për zgjidhjen e problemeve të informatizimit në Ministrinë e Drejtësisë, në trajtimin e firmave piramidale, në procesin e regjistrimeve të pasurive të patundshme dhe shumë proceseve të tjera. Një kompani me autoritet dhe personel të kualifikuar në fushën e krijimit dhe përpunimit të bazave të të dhënave me teknologjinë më të përparuar bazuar në ORACLE.
Nëse vitin e kaluar të dhënat e rezultateve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje u hodhën nga QPI, këtë vit u hodhën, nën mbikëqyrjen e APRIAL, nga kompania DATECH. Sistemi i hedhjes së të dhënave, bazohej në një program të ndërtuar posaçërisht në ORACLE, me katër faza kontrolli e monitorimi. Ky proces nuk pati asnjë kontestim për sa i përket anës teknike. Për të katër provimet, bashkëpunimi me AVA ka qenë korrekt, nën vëzhgimin e një komisioni të ngritur nga MASH dhe për çdo hap ruhen dokumentet përkatëse, që janë në më shumë se 4 kopje.
Formulari A2, ku shprehen preferencat e maturantëve, u përgatit dhe u shpërnda sipas afateve të përcaktuara nga MASH. Po kështu u organizua dhe mbledhja e këtyre formularëve.
Këtë vit, provimet me zgjedhje u zhvilluan ndryshe nga viti i kaluar. U desh kohë më e gjatë për korrigjimin e tyre, pasi kishte pyetje me zhvillim (ishin rreth 70000 teste për t‘u korrigjuar jo në formë elektronike, dyfishi i testeve të provimeve të detyruara). Për këtë arsye, rezultatet e provimeve me zgjedhje dolën sipas datave të parashikuara, por një ditë pasi kishin filluar konkurset, vetëm në Akademinë e Arteve dhe në AEFS. Megjithatë, konkurruesit ishin njoftuar për rregullat e Maturës Shtetërore.
Formularët A2 u mblodhën deri më datën 13 korrik 2008, kur provimet me zgjedhje u zhvilluan më datën 10 korrik 2008. APRIAL-it iu desh të përballojë edhe hedhjen e rezultateve të provimeve me zgjedhje, edhe skanimin e Formularëve A2. Në saje të teknologjisë, përkushtimit, seriozitetit dhe menaxhimit kohor, të dy këto procese u realizuan me sukses brenda afateve të përcaktuara nga MASH. Formularët A2, u skanuan, imazhi i tyre është i ruajtur në kompjuter. U mor informacioni nga këta formularë dhe përveç kësaj u bë dhe një krahasim midis dy mënyrave të shprehjes së preferencave, gjë që nuk u realizua vitin e kaluar.
Pasi baza e të dhënave u plotësua, u përgatit Libri i Transparencës. Informacioni për secilin maturant, u konceptua të jetë sa më i plotë, sa më i lexueshëm dhe sa më i kuptueshëm. Këtë vit u paraqitën më shumë të dhëna për maturantët, si koeficientet që i përkisnin secilit maturant, u dha formula e gatshme për llogaritjen e pikëve në faqen e internetit të MASH. U përgatit një Formular për Korrektimin e Pasaktësive. Për të qenë korrekt me datat e shpallura nga MASH, Libri i Transparencës u shpërnda në afatin e caktuar në formë elektronike, në të gjitha DAR/ZA. Të gjithë nxënësit morën informacionin në kohën e duhur. Pak ditë më vonë, Libri i Transparencës u shpërnda edhe i shtypur në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Sipas afateve të përcaktuara nga MASH, u morën kontestimet për të dhënat në Librin e Transparencës dhe ishte kënaqësi që ishin vetëm 121, kryesisht për gjeneralitete. Për të gjitha llojet e ndryshimeve manuale të bëra në bazën e të dhënave, ka një Formular Korrektimi të skanuar dhe të ruajtur në kompjuter për secilin maturant, gjë që nuk ishte realizuar vitin e kaluar.
Pas plotësimit të bazës së të dhënave me të gjithë informacionin e nevojshëm për maturantët, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të MASH dhe të APRIAL, u realizua përcaktimi i fituesve të fazës së parë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave. Programi i hartuar nga Kompania DATECH, është një program i hartuar posaçërisht, i bazuar në sistemin ORACLE, i cili realizon përcaktimin e fituesve tërësisht në mënyrë origjinale, në bazë të një algoritmi të detyrueshëm që shpreh parimin e përcaktuar me VKM, duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur këtë vit në zhvillimin e Maturës Shtetërore. Në këtë program, nuk ka asnjë ndërhyrje manuale, nuk ka asnjë shfrytëzim të ndonjë programi tjetër të zhvilluar jo në sistem ORACLE, nuk ka asnjë konceptim pjesor. E shprehur me njohuritë që kanë të gjithë nxënësit në kompjuter, një letër nuk mund të shkruhet treçereku në programin word në kompjuter dhe pjesa tjetër të shkruhet me dorë. Në bazë të kontratës me Kompaninë DATECH, ky program, pasi të mbarojë i gjithë procesi i Maturës Shtetërore 2008, do të jetë pronë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe APRIAL, si Institucion vartës i kësaj Ministrie, do të punojë për përmirësimin, modifikimin, aplikimin sipas kërkesave të viteve të ardhshme.
Faza e parë e përcaktimit të fituesve ndër kandidatët maturantë për studime në programet e studimit të ofruara nga IAL-të, u realizua me sukses si në afatet kohore ashtu dhe në besueshmërinë, transparencën e procesit. Këtë e tregon dhe ulja e numrit të ankesave në krahasim me vitin e kaluar.