Bogdani drejt Atalantës

E ardhmja e Erjon Bogdanit mund të jetë e lidhur me Atalantën. Sulmuesi shqiptar mund të jetë pjesë e një shkëmbimi gjatë janarit në mes të Cesenës dhe Atalantës.
Në fakt, ekipi bardhezi është i interesuar për sulmuesin Simone Tiribocchi. Dhe, për të arritur deri tek ai, Cesena është e gatshme t’ua ofrojë zikaltërve përfaqësuesin shqiptar, njofton Sky Sport.
34-vjeçari Bogdani ishte pranë largimit nga Cesena, gjatë verës, por palët vendosën të vazhdonin bashkëpunimin edhe për një sezon. ‘Bogu’ ka përfunduar në bankën rezervë të Cesenës, ndërsa tek ekipi nga Bergamo ka mundësi që do të kishte më shumë hapësira.
Në të kaluarën, Bogdani ishte pjesë e disa skuadrave italiane si Reggina, Salernitana, Verona, Siena, Chievo dhe Livorno.