E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, duel me Zigiç

Palermo është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe dy emrat më të lakuar në listën e menaxherëve të klubit sicilian janë ata të Erjon Bogdanit dhe të sulmuesit serb, Nikola Zigiç. 

Sipas gazetës italiane "Tuttosport", pritet që gjatë ditëve të ardhshme Palermo t'i bëjë një ofertë konkrete Kievos për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. Ky i fundit duket gjithnjë e më larg klubit venet, për shkak se sulmi te skuadra verdheblu është i mbipopulluar sepse aktualisht në ekip janë gjashtë sulmues. Për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare interesohet edhe Lacio me Torinon, por lojtari nëse largohet nga Kievo do të preferonte një ekip ku të mund të luante rregullisht. Përveç kësaj Bogdani ka thënë se nuk do të pranonte kurrë që të transferohej në formë huazimi në një skuadër tjetër, pasi eksperiencën e tij te Livorno e cilëson si një nga periudhat e tij më të vështira në Serinë A. Futbollisti ka qenë edhe sezonet e kaluara në orbitën e Palermos, por bisedimet kanë dështuar për shkak të kërkesave të larta financiare që kanë pasur klubet, që zotëronin kartonin e 31-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›