Gjysma e Kombëtares përfundon në treg
Temperaturat në këto ditë të nxehta të korrikut korrespondojnë edhe me klimën në të cilën ndodhet merkatoja e futbollistëve.
Jetmir Halilaj
Vorbulla nuk ka lënë pa përfshirë as lojtarët e Kombëtares shqiptare, një pjesë e mirë e të cilëve janë në qendër të vëmendjes të disa klubeve të rëndësishme në arenën evropiane.
Sulmi
Ashtu siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, Erjon Bogdani, qendërsulmuesi i përfaqësueses shqiptare, është në lupën e disa skuadrave italiane. E ardhmja e tij te Kievo duket e pasigurt, megjithëse drejtuesit e klubit vendas kanë thënë se dëshirojnë ta mbajnë. Përveç tij, edhe Hamdi Salihi mund të ndryshojë ekip deri në 31 gusht, kur mbyllet zyrtarisht merkatoja verore. Lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në një klub të madh dhe nëse shënon sërish në javët e ardhshme me Riedin, atëherë mund të transferohet në kampionatin gjerman.
Mesfusha
Lorik Cana deklaroi pak kohë më parë se dëshiron të qëndrojë te Marseja, por nëse ndonjë klub si Arsenali, apo Reali i Madridit (e vëzhgojnë futbollistin prej një viti) do t'i bënin ndonjë ofertë të majme atij dhe Marsejës, ka pak gjasa që ai të qëndrojë në kampionatin francez. Për yllin e përfaqësueses shqiptare interesohen edhe Roma, Napoli dhe Evertoni. Gjithashtu edhe Ervin Skela ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi izraelit i Makabi Netanjas, skuadër që drejtohet nga gjermani i njohur Lotar Mateus. Ervin Bulkut, mesfushorit energjik që luan te Krivbasi, i skadon kontrata me ukrainasit pas gjashtë muajsh, por nuk do të ishte çudi që ish-futbollisti i Tiranës të ndryshojë skuadër, meqenëse për të interesohen klube të tjera ukrainase, por edhe nga Rusia. Elis Bakaj, talenti i Partizanit, i cili kohët e fundit është thirrur rregullisht në përfaqësuese, mund të largohet nga të kuqtë në drejtim të Gjermanisë.
Mbrojtja
Dyshja kosovare, Dallku e Curri, është padyshim më e përfolura gjatë kësaj vere. Për dy mbrojtësit e përfaqësueses interesohen shumë skuadra. Madje, pak kohë më parë u përfolën edhe Herta e Berlinit dhe Everton. Problemi i tyre është kontrata që kanë me klubin ukrainas të Vorskla Poltavës. Nëse kjo çështje zgjidhet, atëherë sipas të gjitha gjasave lojtarët do të spostohen në ndonjë skuadër gjermane të Bundesligës 1. Një tjetër mbrojtës kuqezi që mund të largohet nga skuadra aktuale është Kristi Vangjeli, i cili sezonin e fundit nuk arriti të luajë sistematikisht te Aris. Sipas menaxherëve shqiptarë, për të interesohen ekipe të Bundesligës 2. Reparti i mbrojtësve ekstrem është më i stabilizuari. Arjan Beqaj u shpall kampion i Qipros me Anorthosis Famagustën dhe nuk ka ndërmend të lëvizë. Isli Hidi nënshkroi pak ditë më parë me ekipin qipriot Alqi Larnaka një kontratë 2-vjeçare. Edhe Ilion Lika vështirë se mund të largohet nga rusët e FC Terek Groznit.