E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfuesi Salman Ruzhdi

Salman Rushdie po qëndron ulur në tavolinën e Rabbi Judith Lazarus Siegal duke gllabëruar vodka Grey Goose. 

Kjo duket gjë e gabuar për t'u bërë në një tempull hebre, por me sa duket nuk është ashtu: një rabin tjetër çohet për të sugjeruar se ai e merr shtrydhësen e tij të frutave dhe ne bëjmë dakiri. Shkrimtari me edukatë refuzon: ai e merr vodkën e tij. Rushdie po pret në zyrën e Rabbi Siegal në Tempullin Judea në periferi të Miamit për të mbajtur një ligjëratë. Është dita e 25-të e turneut amerikan të librit në 29 qytete për të promovuar romanin e tij të ri 'The Enchantress of Florence'. Hapësira e librarisë ishte shumë e vogël për turmën që po e presin. "Pas JK Rowling, mendoj se jam autori më i madh nga Britania e Madhe që ka pasur turne", thotë ai. Nesër mbrëma ai do të jetë në Milwaukee, pastaj Chicago, pastaj Madison. Secilën natë, është i njëjti veprim: lexim 20 minutash dhe pastaj disa pyetje dhe përgjigje. "Duhej të ishte një orë lexim, por nuk ka më durim për këtë". Pyetjet, thotë ai, përsëriten. Ndonjë këshillë për shkrimtarët e rinj? A e konsideron veten romancier anglo-indian, që shkatërron kodin letrar eurocentrik? Si është puna me gjithë atë gjënë e fatwas? Rushdie do të kënaqet pasi të mbarojë. "Kam menduar gjithmonë", thotë ai, "qëllimi i fshehtë i turneut të librit është ta bëjë shkrimtarin ta urrejë librin që ka shkruar. Dhe, si rezultat, e nxit atë të shkruajë librin tjetër". Ky qëllim i fshehtë po punon për Rushdie-n. Nga fundi i këtij muaji ai do të fillojë të shkruajë romanin e ri. "Po mendoj të shkruaj një libër për fëmijë. Djali im i vogël është 11 vjeçar, që është mosha në të cilën ka qenë djali i madh kur unë e kam shkruar një libër për të, prandaj tani Milan më thotë: "Ku është libri im?'" Nuk e besoj se Rushdie i urren turnetë e librit. Atij i pëlqen se si, rrugës për në skenë, një shërbëtor kostarikan i quajtur George ia merr dorën me vendosmëri dhe thotë se e ka për nder ta takojë një "gjeni të vërtetë të gjallë". E kush nuk do ta bënte këtë? Ai madje duket se ndjenë kënaqësi të çuditshme nga nënshkrimi i librave. "A e di çka", me tha më herët kur po zbrisnim me ashensor nga suita e tij e hotelit në katin e 32-të, "E kam mundur Jimmy Carter-in në vendlindjen e tij". Si kështu? "Kam nënshkruar 475 kopje për një orë kur kam qenë në Atlantë. Por kjo nuk ka qenë asgjë. Në Nashville kam nënshkruar një mijë kopje brenda një ore, që mendoj se është rekord". Dhe ka më shumë për t'u festuar. Ai sapo ka fituar një shpërblim të quajtur “Best of the Booker” për të shënuar 40-vjetorin e çmimit "Booker". Është hera e tretë që ai dhe romani i tij "Midnight's Children" janë nderuar me çmimin "Booker".
The Guardian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›