Shtypi mbron Salihin: Meriton 8!
Hamdi Salihi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare që luan te Riedi është vlerësuar nga media austriake me notën 8 te skuadra e Riedit pas ndeshjes kundër Matersburgut, ku shqiptari arriti të shënonte gol, por u ndëshkua
edhe me karton të kuq duke e lënë ekipin e tij me nëntë lojtarë. Gazetat austriake i kanë dalë në mbrojtje sulmuesit shqiptar, duke e konsideruar një incident ndëshkimin e tij me karton të kuq, pasi nuk ishte ai përgjegjësi kryesor për përplasjen me futbollistin kundërshtar. Në uebsajtin "krone.at", thuhej se shqiptari ishte viktimë e provokimit nga ana e Naumoskit dhe se gjyqtari duhej të ishte treguar më vigjilent në ato minuta tensioni. Salihi ishte autori i golit të Riedit në minuitën e 27-të teksa stopoi bukur topin me gjoks dhe më pas gjuajti në mënyrë të menjëhershme duke e dërguar topin në rrjetë. "Më vjen keq që shkoi kështu kjo ndeshje, sepse ne po luanim më mirë dhe nuk e meritonim që të humbnim", ka thënë Salihi pas ndeshjes. Riedi, megjithëse kaloi e para në avantazh, e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1.