Bogdani e Dallku: Të marrim hak për humbjen 6-1
TIRANE- Kombëtarja shqiptare e ka lënë pas humbjen në Francë dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Rumanisë, në program të martën në mbrëmje. Ekipi kuqezi është disi më i plotë nga ai i “Stade de France”, megjithatë Shqipëria nuk duket aspak në formë në këto momente, duke qenë se vjen pas tre humbjesh radhazi. Në një konferencë për shtypin të mbajtur në Durrës, sulmuesi Erjon Bogdani ka deklaruar se kombëtarja synon një hakmarrje ndaj rumunëve, për atë humbje 6-1 të 4 viteve më parë. Ne si ekip nuk jemi për të patur 8 pikë në renditje.
Megjithatë, në këtë ndeshje me Rumaninë duhet të luajmë sa më mirë dhe të kujtojmë edhe humbjen 6-1 që kemi pësuar atje, duke e kthyer në forcë këtë kujtim. Luajmë përpara publikut tonë dhe vijmë pas tre humbjeve rresht, kështu që nuk mund të gabojmë më”, tha Bogdani. Ndërkohë, golshënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, foli edhe për lamtumirën e tij. “Unë fola edhe me presidentin e Federatës dhe me trajnerin dhe pavarësisht se jam duke kaluar një formë të mirë sportive, vetë kisha dëshirë që të mos bëhesha një peshë për kombëtaren. Pas bisedës që kam bërë me presidentin e Federatës, vendosa që në qoftë se kombëtarja ka nevojë për mua, unë do të jem i gatshëm.
Por, në qoftë se ky trajner apo tjetri që mund të vijë, do të shikojë një lojtar tjetër me perspektivë, nuk ka asnjë problem për mua. Unë kam qenë edhe në pankinë, kam qenë në tribunë, kam luajtur vetëm 15 minuta dhe asnjëherë problemet nuk kanë ardhur nga Bogdani. Nuk kam dhënë ndonjëherë ndonjë intervistë apo të shpreh gjëra negative kundër ekipit. Kam qenë korrekt, kështu që s’dua të jem peshë për kombëtaren. Unë do të vazhdoj të luaj në Itali dhe nëse ekipi do të ketë nevojë, unë jam i gatshëm. Vazhdoj ta luaj futbollin se më pëlqen, por edhe sepse jam në formë të mirë. Në qoftë se nuk do jem në formë, jam i pari që do largohem”, u shpreh “Bogu”. Për mbrojtësin Armend Dallku, Shqipëria duhet t’i mbyllë eliminatoret me një fitore, ndërsa ndeshja me Francën ka qenë një humbje e pritshme.
“Duhet të hakmerremi për atë humbje 6-1. E treguam edhe para një viti në Rumani, kur bëmë një ndeshje të balancuar, se nuk kemi shumë diferenca”, tha Dallku. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të luhet të martën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 21.00.
(Altin Latifi/BalkanWeb)