E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, Merkel-Sarkozy: Jemi drejt zgjidhjes finale

ATHINE- Dy udhëheqësit evropianë në përfundim të takimit deklaruan se janë pranë gjetjes së një "zgjidhjeje përfundimtare" për çështjen e krizës së borxhit grek, e cila sipas tyre do të finalizohet në Samitin e 17-18 tetorit.

Merkel dhe Sarkozi thanë se kërkojnë një zgjidhje fianle e të përhershme për Greqinë si anëtare e Eurozonës dhe Sarkozy ripërsëriti edhe njëherë se Greqia është anëtare e saj.
Ata deklaruan se presin përfundimet e Trojkës, e cila të dielën në mbrëmje zhvilloi një takim me ministrin grek të Financave Venizelos.

Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë të ditur se kancelarja gjermane ka hedhur idenë e reduktimit të borxhit grek gjë që ka hasur në kundërshtimin e presidentit francez, i cili ka shprehur rezerva për faktin nëse një vendim i tillë është ndihmë për Greqinë.

Një burim në Ministrinë franceze Financave tha për Reuters se Parisi është i hapur për ndryshimin e kushteve të Marrëveshjes së 21 Korrikut.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›