Sushiç: Kemi vetëm 10 % shanse kundër Francës
TIRANE- Franca dhe Bosnje-Hercegovina do të luajnë nesër në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme të grupit D, pasi nga përballja në “Stade de France” do të përcaktohen dy vendet e para. “Gjelave” të Loran Blank u mjafton një barazim për të qenë ata në krye të grupit, ndërkohë që boshnjakët kanë nevojë patjetër për një fitore.
Një mision, që sipas trajnerit të Bosnjes Safet Sushiç, nuk është aspak i lehtë. “Kemi vetëm 10 % shanse që të fitojmë, - deklaroi ish-sulmuesi i Paris Sent Zhermen. – T’ju them të drejtën mendoja se francezët do të ishin 4 apo 5 pikë para kur të vinte kjo përballje. Gjithsesi, ky nuk është një mision i pamundur, por thuajse i pamundur. Franca ka një seri prej 14 ndeshjesh pa humbje dhe pak skuadra e kanë arritur një gjë të tillë”, shtoi Sushiç.
Ai përsëriti faktin se mungesa e Riberi do të jetë e rëndësishme, ndërsa kërkoi kujdes nga skuadra e tij, duke qenë se 9 futbollistë janë me kartonë të verdhë dhe rrezikojnë të mos luajnë në plejof.
(s.g/BalkanWeb)