E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur

POGRADEC- Një kamion në të cilën udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë. Aksidenti u shënua sot pasdite në komunën Mokër.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka qenë fatal për jetën e 5 personave, të cilët vetëm janë plagosur. Ndërkohë që 3 ambulanca kanë bërë transportimin e të plagosurve në spitalin e Pogradecit.

Për momentin mësohen vetëm dy nga 5 emrat e të plagosurve, Klinton Korça 16 vjeç e Ervin Rapçe 22 vjeç. Një tjetër i plagosur është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë shoferi i automjetit humbi kontrollin për shkak të lagështisë së rrugës. Kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes si dhe dokumentin e aksidentit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›