E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, të dehur qëllojnë në ajër me automatik, terrorizohen banorët

LUSHNJE- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar në ajër me automatik duke terrorizuar banorët e zonës. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme rreth orës 17. 30 minuta tek vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit”, ” në autostradën Lushnje-Fier.

Të arrestuarit janë Sokol Kalemi, 30 vjec dhe Mithat Agalliu. 29 vjec nga fshati Kaps i Mallakastrës. Dy të rinjt kanë qëndruar për disa orë në një lokal duke konsumuar pije alkoolike. Në gjëndje të dehur kanë qëlluar disa herë në ajër duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin aty pranë, dhe më pas janë larguar.

Policia thotë se nga të shtënat, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia nisi veprimet hetimore dhe brenda disa minutash arriti të identifikonte dhe arrestonte autorët. Policia ka sekuestruar dhe armën në cilësinë e provës materiale.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›