Paul Mccartney martohet për herë të tretë
LONDER- Ish-këngëtari i grupit "Beatles", Paul McCartney, 69 vjeç, mbërriti në bashkinë Westminster në Londër bashkë me të fejuarën e tij, amerikanen Nancy Shevell me të cilën do të lidhet në martesën e tij të tretë, duke përshëndetur fansat e shumtë dhe gazetarët e pranishëm, njoftoi AFP-ja.
Çifti, i buzëqeshur, pozoi për pak minuta përpara kamerave me të mbërritur në bashkinë Westminster në Marylebone, ku ish-Beatles është martuar në vitin 1969 me bashkëshorten e parë Linda.
Përkrah ish-Beatles, i cili ishte veshur me një kostum të errët, Nancy Shevell, 51 vjeçe, trashëgimtare e një sipërmarrësi të pasur amerikan, kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata, pas trupit dhe deri në gju dhe mbante një lule në flokët e zinj.
Mes të ftuarve të ardhur pak më parë në bashki, ish-Beatle Ringo Starr u prit me brohorima nga publiku, të cilin ai e përshëndeti.
Ceremonia pritet të pasohet nga një pritje në shtëpinë e Paul McCartney në veriperëndim të Londrës.
Çifti ishte lidhur që prej katër vjetësh. Kjo martesë është e treta për "Macca" siç e quajnë ish-Beatles, më tepër se tre vjet pas divorcit të bujshëm me ish-modelen Heather Mills.
Martesa e parë, e njohur si e lumtur, e Paul McCartney ka patur një fund tragjik me vdekjen e Lindës në 1998, nga një kancer.
Ish-Beatles është takuar në 1999 me ish-modelen Heather Mills, e cila e kishte të prerë një pjesë të njërës këmbë pas një aksidenti dhe është martuar me të gjatë një ceremonie shumë luksoze në Irlandë në vitin 2002. Por, shumë shpejt ky bashkim ndryshoi për keq duke përfunduar me një divorc të bujshëm dhe shkatërrimtar në 2008.
Heather Mills mori 24,3 milionë stërlina (30,8 milions euro në atë kohë) pas bisedimeve të ashpra.
(s.g/atsh/BalkanWeb)