E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani flet per Chievon, Rrudhon, Salihin

Speciale nga Kastriot Gjini Siti italian tuttomercatoweb.com, ka bere nje interviste ekskluzive sulmuesit te kombetares shqiptare dhe te skuadres se Chievos, Erjon Bogdanit. Sipas ketij shkrimi, thuhet se "Venetet (Chievo), kane shume shpresa se do te jete sulmuesi shqipar ai qe do ti shpetoje nga renia e kategorise. Erjon Bogdani eshte aktivizuar ne 8 ndeshje me bluzen e Chievos dhe ua ka shperblyer besimin e tyre duke shenuar 3 gola ne keto 8 ndeshje. Trajneri i tij Del Neri uron qe Er bomberi te rikthehet ne formen e vitit te kaluar, ne menyre qe te dergoje ne qiellit brohoritjet e tifozeve te Chievos. Siti italian shkruan se Bogdani nuk eshte vetem nje profesor i golit, por ka dhe nje titull akademik: nje diplome ne ekonomi dhe biznes qe ka marre ne universitetin e Tiranes. Dicka e rralle per nje futbollist te serie A". Chievo po lufton me nder per te arritur mbijetesen ne Serie A. Je ne Verone vetem pak muaj (2, ke arritur te kuptosh se pse skuadra jote po veshtiresohet kaq shume kete kampionat, ndersa vitet e tjera shkonte drejt kupes Uefa? "Cdo vit eshte nje vit me vete, dhe sipas meje nuk ka kuptim qe te krahasojme sezone te ndryshme. Kete vit, Chievo ka marre pjese ne eliminatoret e Champions League, dhe kjo gje ka nderruar programin e pergaditjes se skuadres, gje qe ka influencuar ne ndeshjet e kampionatit, dhe sidomos ne ndeshjet e fillimit". Cfare ndryshimesh ke gjetur ketu ne lidhje me skuadren e Sienes? Ambjenti, drejtuesit, metoda e stervitjes? " Me thene te drejten nuk kam pare shume ndryshime, jam ndjere mire si ne Siene po ashtu dhe ne Chievo. Ketu ndjehem shume mire, dhe vleresoj shume drejtuesit e skuadres, qe eshte "e vogel" por shume mire e organizuar, rezultative dhe shume afer lojtareve." Je i kenaqur deri ketu me menyren se si ka shkuar ky vit? Deri tani nuk ke arritur te gjesh golin me ritmin e sezonit te kaluar, ndoshta ka qene dhe viti yt me i mire ne Itali? "Te besh pjese ne nje grup te ri, nuk eshte kurre e lehte. Me eshte dashur kohe per te kuptuar skemat e trajnerit Del Neri dhe cfare ai kerkonte nga une, por kam qene gjithmone i qete dhe kam besuar se do te filloje te beja pune te mire dhe ketu. Sigurisht, me duhet te permisohem akoma dhe te kerkoj vazhdimesine". Penalltia kunder Mesines eshte diskutuar shume. Shume komentatore kane mohur mbajtjen qe u be ty ne zonen e rreptesise. "Jam mesuar te flas vetem ne fushen e lojes, kur ndeshja mbaron, nuk me pelqen te diskutoj vendimet e arbitrit. I pranoj vendimet, si ato te drejta dhe ato te gabuara, si per skuadren time ashtu dhe per ate kundershtare". Kohet e fundit ke pohuar se skuadra e Chievos po te kerkonte prej shume kohesh. Kishe pasur dhe oferta te tjera? Sepse per shembull ishte degjuar dhe Palermo dhe Genoa. "Po, kisha kontakte me Genoan dhe me Palermon, por edhe nga jashte Italise, per shembull nga Bundesliga.Por zgjodha Chievon dhe jam i kenaqur per zgjedhjen time. Doja te vije ketu, sepse kisha degjuar per kete skuader fjale te mira, dhe sepse kisha luajtur me pare per Hellas Veronen dhe e njihja qytetin shume mire. Keshtu vendosa te zgjedh kete sfide". Je me origjine shqiptare. Sipas teje, sulmuesi i kombetares suaj Hamdi Salihi qe tani aktivizohet ne Austri, mund te tregoje veten dhe ne kampionatin italian te serie A? " Nuk mund ta di, sepse duhet ta shohim se si luan ne Austri. E kam njohur ne kombetare, eshte nje sulmues qe shenon rregullisht dhe sigurisht eshte nje sulmues i klasit te larte". Si e shikon kolegun tend te repartit te sulmit, Xhulian Rrudhon, i cili sapo ka ardhur nga Ankona? Xhuliani eshte i ri, ka nje cilesi te mire si futbollist dhe mbi te gjitha me baze te asaj qe shikoj ne stervitje, ka shume deshire te punoje dhe te permisohet. Koha rendon nga ana e tij, dhe nese vazhdon te punoje me te njejten menyre, jam i sigurte se do te behet nje sulmues shume i zoti"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›