E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani kërkon golin nr. 20 në Seria A

• Erion Bogdani në kërkim të golit të 20 në Serinë A. E diela në Serinë A ka një shije të veçantë për dy nga katër lojtarët shqiptarë që janë pjesë e skuadrave të një kampionateve më të fortë në botë.Sfida propozon një duel Lacio-Livorno, ku në gjirin e dy skuadrave luajnë ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare (Lacio) dhe sulmuesi kryesor i kuqezinjve Erion Bogdani (Livorno). Në takimin e fazës së parë Livorno humbi në shtëpi 0-1 me Lacion. Erion Bogdani luajti në atë takim nga minuta e 70-të, ndërsa Tare asnjë minutë. Livorno është duke e përgatitur në mënyrën më të mirë sfidën për mbijetesë në Serinë A. Në testin e fundit miqësor të Livornos brenda familjes, Bogdani shënoi një dopietë dhe trajneri Kamoleze pritet të hedhë nga minuta e parë kundër formacionit të Tares. “Er-Bomber” shpreson të shënojë në “Olimpiko” të Romës edhe golin e tij të 20-të në Serinë A (19 të shënuar deri tani në Serinë A, 25 në Serinë B). Edhe Igli Tare nga ana e tij u tregua i pakursyer teksa shënoi katër gola në fitoren 13-0 të Lacios në miqësoren me diletantët e Tor de Cenci. Në garën virtuale sezonale midis dy lojtarëve shqiptarë statistikat ofrojnë këto të dhëna: Bogdani, 18 ndeshje, 1 gol (nota mesatare 5.6). Golin e vetëm me fanellën e Livornos, sulmuesi 30-vjeçar e shënoi kundër Juventusit në humbjen 3-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›