“Goli nga kornja me Anglinë, i paharrueshëm”
• Mbas një eksperience të gjatë e ndërkombëtare, ku gjatë karrierës së tij ka luajtur në Evropë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, më në fund Artim Shaqiri ka ardhur të luajë në kampionatin shqiptar. Mbas një ndjekjeje disavjeçare të Elbasanit, ka qenë Besa që ka plotësuar dëshirën e mesfushorit për të luajtur në vendin e kombësisë së tij, në Shqipëri.Në këtë merkato janari keni qenë në tratativa me Elbasanin dhe ishit shumë pranë kalimit atje, ndërkohë që zgjodhët Besën...Këto gjëra ndodhin në futboll, edhe në botë edhe me lojtarë të njohur, që nuk bien dakord për diçka. Kështu pra ndodhi edhe me mua. Elbasani dhe Tirana ishin në tratativa me mua.Keni luajtur në shumë ekipe dhe kampionate evropiane, por cila mbetet eksperienca më e veçantë dhe më e bukur për ju?Padyshim që është Anglia. Është absolutisht një eksperiencë më vete. Ndërsa të tjerat nuk janë në nivelin e Anglisë, megjithëse më pas vinë të gjithë kampionatet e tjera si në Gjermani, Turqi dhe në fund Bullgaria.Çfarë kujtoni ju nga ndeshja Angli-Maqedoni, e përfunduar 2-2, ku ju keni realizuar dhe një eurogol?Ka qenë një ndeshje tepër interesante. Krejt bota u befasua nga ai rezultat që ne arritëm. Edhe anglezët vetë nuk e prisnin. Përpara takimit, ata thoshin se aq që e dinin se ku ndodhej Maqedonia, na ulën shumë poshtë. E kërkonin Maqedoninë në Rusi, por në përfundim të asaj sfide e morën vesh se ku ndodhej.Ke qenë i vetmi kapiten shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë. E keni pasur të lehtë ta mbani mbi shpatulla një përgjegjësi të tillë, duke pasur parasysh presionin, trysninë e ushtruar mbi ju?Asokohe ka qenë edhe periudhë lufte. Prandaj, nuk ka qenë aspak e lehtë të ishte kapiten i Kombëtares së Maqedonisë, unë kam qenë dhe shqiptari i vetëm. Megjithatë, përherë kam menduar se sporti sjell paqe e harmoni midis njerëzve. Unë doja që të kishim vetëm paqe e jo luftë, ndaj me anë të sportit mendoj se e kam dhënë një mesazh të tillë.Vazhdoj të këmbëngul tek ndeshja me Anglinë. A kujtoni ndonjë detaj të veçantë nga kjo sfidë, ndonjë ngacmim kundër jush?Ngacmime ka pasur, por nuk dua që t’i përmend. Ajo çka s’dua të harroj është ndeshja e parë e luajtur në Sauthempton dhe goli që shënova nga korneri përballë një portieri të famshëm si Siman, i cili mbas këtij takimi u largua. Domethënë, ai moment është i paharrueshëm. Po ndonjë detaj edhe më të veçantë, ndonjë ngacmim nga Bekam apo yje të tjerë të Anglisë? Ndonjë fjalë kundra jush, meqenëse ishit edhe shqiptar, pasi keni pasur përballë yje të Anglisë, apo jo? Kam pasur ngacmime negative, por edhe pozitive. Mesfushorë kanë qenë Bekam, Scholes, Lampard, Gerard. Ata mendonin se unë jam maqedonas dhe jo shqiptar, ndaj dhe nuk mund të më ofendonin. Mbas ndeshjes e morën vesh që je shqiptar?Po, në përfundim të lojës e morën vesh kush isha, nga isha, pra i morën vesh të gjitha. Por gjatë 90-minutëshit nuk e dinin se isha shqiptar. Në ato çaste kurrkujt nuk i intereson se kush je apo nga je, pasi mendon veç të realizojë planet që ka, pra, të fitojë. Mbas ndeshje pati intervista dhe atëherë u mor vesh origjina ime, pasi unë tregova se jam shqiptar i Maqedonisë.