Partizani nis serinë prej 11-të “finalesh”
• Në pritje për të parë se ç’do të bëjë nesër Dinamo, me të cilën do të përballet sërish pas katër ditësh për Kupë, Partizanit i duhet të vazhdojë t’u bëjë presion bluve kryesues në kampionat.Mënyra e vetme është të mos gabohet sfida kundër Besëlidhjes, që vjen në “Qemal Stafa” më e freskët se të kuqtë, të cilët do të luajnë sot takimin e pestë në dhjetë ditë. “Pavarësisht se nuk është derbi, na pret një tjetër ndeshje e vështirë, ka deklaruar trajneri Lika. E kemi theksuar se të gjitha sfidat, sidomos gjatë kësaj periudhe, janë të forta. Prandaj i kam kërkuar skuadrës që duke nisur nga kjo sfidë me Besëlidhjen t’i luajnë të gjitha sikur të ishin finale. Ne e kemi vlerësuar skuadrën lezhjane si çdo kundërshtar tjetër, kështu që jemi përgatitur për të dhënë maksimumin, duke u munduar të lëmë prapa krahëve lodhjen e kësaj periudhe të dendur me impenjime. Do të ishte fatale sikur në këtë moment të humbisnim terren në renditje”. Tirana-Flamurtari Sulejman Mema është duke e menduar jo pak për ndeshjen kundër Flamurtarit, jo vetëm sepse është takimi i parë në kampionat pas humbjes shkatërruese me Partizanin, por edhe se skuadra vlonjate me fitoren 1-0 në javën e parë të sezonit, nisi edhe shkatërrimin e kampionëve në fuqi. Mema, pas fitores 3-0 në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Kastriotin, ka një ekip të përgjysmuar nga dëmtimet e pezullimet, përballë një Flamurtari ambicioz. Tirana s’do të ketë përveç Mukës, Sefës, Çapjes, edhe Klodian Duron, Lorent Mohelebin. Te Flamurtari rikthehen Beqiri e Guga. Vllaznia-TeutaVllaznia e vendit të tretë (me pikë të barabarta me Besën, nga 35) pas sfidave të dyfishta me kavajasit në kampionat (humbi 1-0) dhe në Kupë (barazoi 2-2), e sheh Teutën si mundësinë më të mirë për të mos u larguar nga objektivat evropianë, aq më tepër që skuadra shkodrane do të luajë në shtëpi, atje ku dhe formacioni i Mirel Josës shprehet plotësisht. Normaliteti është rikthyer plotësisht në shtëpinë kuqeblu dhe rikthimi i kosovarit potent Ilir Nallbani i jep më shumë besim ish-trajnerit të Tiranës për të siguruar tri pikë të rënda kundër formacionit të Kristaq Miles, që ka si objektiv luftën për mbijetesë. Kategoria Superiore Java e 23-të8 marsPARTIZANI-BESËLIDHJA (Q. Stafa)S.Çekaj, A. Mali, L. Mustafaraj VLLAZNIA-TEUTA (Shkodër)E. Peza, A. Guçe, D. KoreshiBESA-KASTRIOTI (Kavajë)P. Lapi, E. Miho, E. DodaTIRANA-FLAMURTARI (S. Stërmasi)A.Janku, E. Biçaku, G. Qirici ELBASANI-SHKUMBINI (Elbasan)S.Velçani, A. Lamçe, A. Pregja9 marsDINAMO-SKËNDERBEU (S. Stërmasi)L. Jemini, G. Maloku, D. Rexha * Ndeshjet fillojnë në ora 15:00Dinamo Pero Pejiç ka shënuar ndaj Partizanit golin e tij të dytë që nga rifillimi i sezonit në fund të janarit, por përsëri në një takim të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Një ecuri që ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt edhe në kampionatin e Dinamos, por tani Pejiç ndihet një lojtar tjetër, sidomos mbas golit të shënuar ndaj Partizanit. “Goli ndaj Partizanit ishte si uji në shkretëtirë, e domosdoshme dhe jetësore për një futbollist”. ElbasaniPesë titullarë do t’i mungojnë ekipit të Elbasanit ditën e sotme në përballjen me Shkumbinin e Peqinit, ndeshje cila do të luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në kuadër të javës së parë të fazës së tretë. Në këtë takim ekipit vendas të Elbasanit do t’i mungojnë plot pesë lojtarë titullarë, të cilët janë kapiteni Juljan Ahmataj, Fjodor Xhafa, Stavrion Lako dhe Arjan Sheta, të cilët janë që të gjithë të dëmtuar e s’do të jenë të gatshëm.BesaSkuadra e Besës ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore në Kavajë para ndeshjes me Kastriotin dhe më pas i gjithë ekipi është nisur drejt Durrësit, ku do të akomodohet në hotel “Dyrrah”. Ekipi kavajas vetëm pak orë përpara ndeshjes do të bëhet mbërritja në stadiumin “Besa”. Për kavajasit mendohet të jetë një sfidë e lehtë dhe ku mund të marrin tri pikë të rëndësishme për ngjitjen në renditje.