Kontroll pasurisë së Milos, Klosit, Musabelliut dhe Gjergjit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Është qëllim në vetvete i çdo institucioni që të përcjellin një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional. Me mirëkuptimin e përbashkët mund të realizojmë më së miri dhe me transparencë hetimin e deklarimit të pasurive“,- tha Laskaj
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive hodhi dje shortin për hetim të imtësishëm të pasurive të zyrtarëve. Këtë vit shorti ka përzgjedhur 4 deputetë të Kuvendit. Ata janë Paskal Milo, deputet dhe njëkohësisht kreu i Partisë Demokracia Sociale, Blendi Klosi, deputet i Partisë Socialiste, Gëzim Musabelliu, deputeti i Partisë Sociademokrate dhe Sami Gjergji, deputet i Partisë Demokratike. Gjithashtu, në listën e zyrtarëve që do t u hetohet pasuria janë dhe punonjës të tatimeve, doganave, ministrive si dhe gjyqtarë e prokurorë. Mes tyre është Arben Imami, drejtor kabineti në Këshillin e Ministrave, Stavri Ristani, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Selami Xhepa, këshilltar i Kryeministrit etj. 152 zyrtarëve do t u bëhet një hetim i plotë i pasurive nga 3800 deklarime që ky institucion bën çdo vit. Kontrolli i plotë i pasurive është procedurë ligjore e përvitshme. Kryetarja e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Fatmira Laskaj, bëri thirrje për një bashkëpunim ndërinstitucional, në mënyrë që hetimi të jetë sa më i plotë dhe transparent. “Është qëllim në vetvete i çdo institucioni që të përcjellin një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional. Me mirëkuptimin e përbashkët mund të realizojmë më së miri dhe me transparencë hetimin e deklarimit të pasurive“, - tha Laska. Ajo shtoi se ky është kontribut që japim në luftën kundër korrupsionit.
Shorti
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive organizoi dje shortin për përzgjedhjen e 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave periodike që do të kalojnë për kontroll të plotë, që është faza më e rëndësishme dhe më e detajuar e hetimit investigativ që kryen ILDKP-ja për pasuritë e zyrtarëve. Një pjesë e deklaratave u përkasin zyrtarëve që aktualisht nuk janë më në funksione publike, por që kanë mbajtur poste në të cilat mbartnin detyrim për deklarim të pasurisë deri më 31 dhjetor 2007. Kjo procedurë zhvillohet për herë të tretë dhe është detyrim i përcaktuar në nenin 17, pika 3 e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në të cilin thuhet se “Për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që i nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave. Përzgjedhja e deklaratave bëhet me short. Përzgjedhja e një zyrtari/deklarate, në një vit, nuk e përjashton zyrtarin/deklaratën nga shorti për vitin pasardhës”. Në pikën 2 të nenit 17 të ligjit mbi “Konfliktin e interesave” përcaktohet detyrimi për kontroll të plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në deklaratë çdo dy vjet për kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat dhe çdo tre vjet për kryetarët e bashkive ose të komunave me mbi 10 mijë banorë dhe për kryetarët e këshillave të qarqeve; për nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues sipas përcaktimit të nenit 2 të ligjit nr.8549, dt.2.2.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, zyrtarë të nivelit të lartë të Policisë së Shtetit e të Forcave të Armatosura, etj, si dhe çdo katër vjet për deputetët, për titullarët e institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore, dhe anëtarët e organeve kolegjiale të këtyre institucioneve, të papërfshira në shkronjat e mësipërme të kësaj pike.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008