Flamurtari prefekti refuzon kryebashkiakun e Vlores Shpetim Gjika
Nëse Flamurtari do të operojë si shoqëri aksonere, kjo do të duhet të rishqyrtohet në një tjetër mbledhje të këshillit bashkiak. Ka qenë prefekti i Vlorës Eduart Veccani, i cili kthen edhe një herë në mbledhjen e këshillit bashkiak shqyrtimin nga e para të kësaj procedure.
Së bashku me mosaprovimin, prefekti fton që shoqëria të bëhet me ofertë publike, për të mundësuar pjesmarrjen e sa më shumë përfaqësuesve, por edhe maksimizuar më tepër vlerën e shoqërisë aksionere. Përgjigja e prefektit vjen gati 10 ditë më pas mbledhjes së këshillit bashkiak të Vlorës, e cila miratoi unanimisht themelimin e shoqërisë “Flamurtari” si sh.a me aksioner të vetëm Bashkinë Vlorë, si dhe statusin e “Flamurtari football club” sh.a. Në sqarimet që prefekti Velçani ka dhënë për këtë është kthimi I proccedurave nga përcaktimi i kapitalit themeltar (që realisht është 20 milionë lekë), deri tek emri që mban shoqëria që sipas spjegimeve është i njëjtë me emrin e mëparshëm të klubit.
Duke ju referuar disa neneve, Veccani nuk i ka gjykuar si të rregullta proccedurat, duke i rikthyer ato sërish në këshill, ndërkohë që nuk dihet se kur do të jetë mbledhja me e afërt e këtij të fundit, në një kohë që këshilli ende nuk është konstituar. Kthimi i klubit në shoqëri aksionere, do të lejojë ekipin e Flamurtarit të përfaqësohet në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare, në një kohë kur ndeshja më e afërt për ekipin vlonajt është vetëm tri ditë më pas me një ekip të Malit të Zi.