E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani nuk mjafton, Kievo kërkon sulmues

Sulmuesi shqiptar i Kievos, Erjon Bogdani, duket se nuk po i bind drejtuesit e Kievos. Shtatlarti kuqezi pritet të përballet me një situatë jo shumë të favorshme të klubit të tij në Serinë A, pasi veronezët tashmë po bëhen gati të kërkojnë një tjetër sulmues. Lajmi është bërë publik nga shoku i repartit të sulmit te Kievo, që është njëkohësisht edhe kapiteni, Serxhio Pelizieri, i cili deklaroi: "Kemi nevojë për një sulmues të madh, të aftë të shënojë gola". Bogdani e nisi sezonin 2009-2010 si titullar në sfidën e humbur 1-0 kundër Juventusit në Torino, por loja e sulmuesit shqiptar u kritikua. "Nuk u pa fare në fushë", shkruanin faqet sportive italiane. Bogdani u zëvendësua në minutën e 71, duke mos lënë asnjë gjurmë në këtë takim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›