E drejta TV, marrëveshja më pranë
Çështja e së drejtës televizive të kampionatit shqiptar të futbollit është gjithnjë e më pranë gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare, pas atij ngërçi të krijuar në fundjavën e kaluar, ku shumë klube kontestuan disa pika të kontratës së ofruar. Negociatat mes "UFA Sports" (kompanisë së ngarkuar për të menaxhuar të drejtën televizive të Kategorisë Superiore, asaj të Parë, Kupës së Shqipërisë dhe Kampionatit të Femrave), FSHF-së dhe klubeve të përfshira në të kanë filluar prej kohësh.
Oferta e parë që kishte bërë kompania "UFA Sports", për të marrë të drejtën televizive dhe të menaxhimit të reklamave të kampionatit shqiptar, është hedhur poshtë nga presidentët e klubeve. Takimi i fundit ishte ai i zhvilluar më 21 gusht, ku u arrit një paramarrëveshje, sipas së cilës 10 klubet kryesore ranë dakord që t‘i propozojnë kompanisë "UFA Sports" ndryshimin e disa pikave të kontratës, të cilat kontestoheshin prej tyre. Për këtë arsye, pikërisht atë ditë, ata bënë edhe disa propozime që të mund të përfshihen në këtë ofertë.
Ndër kërkesat e reja që klubet shqiptare bënë, ishte marrja e 50% të pagesës minimale që në fillim të sezonit, kontrata të mos jetë më e gjatë se 3-vjeçare me opsion shtyrjeje edhe për 3 vjet të tjera dhe të mbajnë 50% të sipërfaqes së reklamave nëpër stadiume. "Parimisht kompania ‘UFA Sports‘ ka rënë dakord me këto kërkesa dhe ka nisur menjëherë punën për riformulimin e një oferte të re, ku do të jenë të përfshira edhe këto kërkesa të klubeve", ka bërë të ditur dje shefi i zyrës së shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona. Një gjë e tillë lë të nënkuptohet se tashmë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është shumë më pranë. Megjithatë për këtë duhet pritur. Jo gjithçka pritet të kalojë pa probleme. Burime të besueshme pranë negociatorëve vazhdojnë të pohojnë se dy është numri i klubeve rebele. Rikonfirmohen sërish emrat e Dinamos, që nuk u paraqit fare në takimin e 21 gushtit dhe Besës, e cila nëpërmjet presidentit të saj, Nexhat Bizhdili, e kontestoi këtë ofertë të "UFA Sports". Madje, klubi kavajas tashmë ka vendosur të mos ia shesë të drejtën televizive kompanisë gjermane. Sikurse është mësuar, drejtuesit e kësaj skuadre, pasi kanë refuzuar edhe ofertën e 21 gushtit, kanë nënshkruar një tjetër marrëveshje me një televizion shqiptar. Një gjë e tillë e përjashton atë automatikisht nga tratativat e ardhshme me pjesën tjetër të skuadrave të kampionatit shqiptar të futbollit dhe "UFA Sports". Ndërkohë që kontestime nën zë kanë shfaqur edhe dy klubet e tjera, Tirana dhe Vllaznia. Dy presidentët e tyre, edhe pse në tavolinë, ishin deklaruar pro vazhdimit të negociatave, por menjëherë pas përfundimit të takimit, kanë theksuar se arritja e një marrëveshjeje të tillë është praktikisht e pamundur.
Gjithsesi, duket se edhe kjo fundjavë e kampionatit shqiptar do të luhet e transmetohet si java e parë, më pas do të jenë 2-3 javë pushim, për shkak të grumbullimit të përfaqësueses dhe palët do të kenë mundësinë që të diskutojnë e ndoshta të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare, që do të jetë firmosja e kontratës, një hap i parë ky drejt formimit të ligës së shumëpërfolur nga klubet.