Milani tani kërkon edhe Valon Behramin
Milani i rikthehet sërish pistës së blerjes së kosovarit Valon Behrami. Lajmi u publikua dje në faqet e gazetave sportive, si edhe ajo franceze "L‘Equipe". Mesfushori 24-vjeçar kosovar me pasaportë zvicerane, aktualisht militon në Premier League, në radhët e Uest Hemit. Për momentin ai rezulton i dëmtuar, megjithatë kjo nuk i pengon kuqezinjtë, të cilët besojnë se Behrami mund t‘ju japë një ndihmesë të madhe në sezonin 2009-2010 të Serisë A. Behrami është i njohur në Itali, pasi vetë dy sezone më parë luante në radhët e Lacios. Grinta dhe performanca e tij e shkëlqyer në edicionet e fundit ka rënë në sy të drejtuesve kuqezinj italianë. Për momentin ende nuk po flitet për një ofertë zyrtare të Milanit, megjithatë një gjë e tillë mund të ndodhë në ditët në vazhdim.