Bogdani, post-alternativa Kristian Vieri te Torino

Torino, skuadra italiane që do të militojë gjatë sezonit të ri 2006-2007 në Serie A vazhdon tratativat për të veshur me ngjyrën "granata" sulmuesin e njohur Kristian Vierin,
Pas përgënjeshtrimeve të para, presidenti i Torinos, Kairo, kërkon t'i dhurojë teknikut të tij një sulmues të madh, edhe pse tifozët preferojën Marazinën.
Mundësitë për të angazhuar Vierin me Torinon në të vërtetë janë shumë të pakta, pasi "Bobo" u larguar në mënyrë të papritur nga Sampdoria edhe pse nënshkroi një kontratë me të gjatë muajeve të verës.
Në mungesë të Vierit, si alternativë mbetet Bogdani i Sienës, shkruan italimedia.it
Sulmuesi Erjon Bogdani, sot është grumbulluar me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku Kombëtarja e drejtuar nga kroati Oto Baric do të përballet ditën e mërkurë në një miqësore me San Marinon në transfertë.
Franc Hoxha