Cana, asist goli në fitoren e Marsejës me Renes (2-0)

Në prezantimin e parë sezonal në stadiumin "Velodrom", Olimpiku i Marsejës arriti një fitore të bukur 2-0 me Renes të dielën në mbrëmje duke koleksionuar kështu tripikëshin e parë, pas barazimit me Sedan në transfertë (0-0) javën e parë të Ligës franceze.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, mesfushori Lorik Cana bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke dhënë edhe asistin e golit të parë të shënuar nga Mikael Pagis në minutën e 38. Cana rikuperoi një top në gjysmëfushën e kundërshtarit duke ia kaluar topin menjëherë shokut të tij të ekipit, që nuk hezitoi aspak për të shënuar golin. Një aksion shumë kuptimplotë i marsejezëve, i ndërtuar nga Lorik Cana, një ndër më aktivët në fushë.
Ja dhe komenti i bërë nga omplanete.com: Minuta e 37: 1-0. I jashtëzakonshëm Lorik Cana! Ai rikuperon topin në të djathtë, vrapon dhe i reziston Hadji. Eviton daljen e topit dhe nga gjashtë metra larg i shërben në mënyrë perfekte Pagis që shënon lehtëisht në portë e Pouplin."
Goli i cliroi marsejezët, që arritën të dyfishonin rezultatin në fund të pjesës së dytë me anë të Toifilou Maoulida në të 85'.
Në takimin Marsejë-Renes, luajti edhe ylli i Kombëtares franceze, Frank Riberi.
Mesfushoi Lorik Cana, sot është grumbulluar me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku Kombëtarja e drejtuar nga kroati Oto Baric do të përballet ditën e mërkurë në një miqësore me San Marinon në transfertë.
Dash Frashëri