EURO 2008/ Gjithçka nis nga e mërkura

Altin B. Kodra
Kampionati i 13-të Evropian i Futbollit, "EURO 2008", që pas dy vjetësh mbush 50 vjet të ekzistencës së tij, nis të mërkurën dhe shumica e vendeve pjesëmarrëse në të ushqejnë shpresën se do t'u bashkohen përfaqësueseve të dy vendeve organizatore, Austrisë dhe Zvicër, në fazën finale të këtij turneu. Duke qenë se dy finalistet e Botërorit 2006, Italia dhe Franca, janë në të njëjtin grup dhe dy kombe të reja në valle, faqja zyrtare e UEFA-s (www.uefa.com), i ka bërë një analizë të shtatë grupeve eliminatore, nga të cilat do të dalin dy skuadra që do të shkojnë në festën e madhe të 2008-s. Grupi A Nënkampione para dy vjetësh në shtëpinë e saj dhe gjysmëfinaliste në Botërorin e këtij viti në Gjermani, Portugali është mjaft e sigurt në vetvete. Kapiteni Luís Figo dhe golashënuesi më i mirë i përfaqësueses, Pedro Pauleta, janë tërhequr nga arena ndërkombëtare, por mbetet në krye të pankinës trajneri karizmatik, Luis Felipe Skolari. Edhe Polonia ka një trajner të mirënjohur ndërkombëtar, sic është Leo Benhaker (më së fundmi trajner i Trinidad-Tobagos në Botërorin 2006), i cili ka vendosur t'u besojë lojtarëve titullarë, në përpjekje për ta cuar këtë skuadër për të parën herë në një kampionat evropia. Në këto eliminatore bën debutimin e saj edhe Serbia, tashmë e ndarë nga Mali i Zi, që drejtohet nga trajneri spanjoll Havier Klemente dhe që është në gjendje të mbështetet te shumica dërrmuese e asaj skuadre që mori pjesë në Botërorin, së bashku me malazezët. Belgjika do ta ndërtojë skuadrën e saj rreth dyshes mbrojtëse me bazë në Gjermani, Vinsent Kompanisë dhe Daniel Van Bujtenit, kur të hapë fushatën e saj eliminatore të mërkurën përballë Kazakistanit, që do të debutojë në këtë Evropian. Finlanda do të drejtohet nga trajneri me përvojë, Roj Hodxhson, por, ndonëse shpresat për një kualifikim janë rritur ndjeshëm në këtë dhjetëvjecarin e fundit, ekziston një kufizim i lojtarëve që do të mbështesnin 11-shen e parë. Grupi B Më 6 shtator 2006, Franca dhe Italia do të përballen sërish në ndeshjen e tyre të dytë eliminatore, në më pak se dy muaj pas përballjes së tyre në finalen e Botërorit 2006 në Berlin. Franca përballet (sërish) me jetën pas Zinédin Zidanit, Lilian Turamit dhe Klod Makelelesë, ndërsa kampionia në fuqi e botës, Italia, ka një trajner të ri, ish-lojtarin Roberto Donadoni, teksa synon të bëhet e dyta skuadër që fiton kurorën e Evropës pasi ka marrë më parë të të botës. Dhe këtë e arriti pikërisht Franca në vitin 2000, pasi ishte shpallur "kampione e botës" dy vjet më parë. Ukraina, e cila u mund përballë Italisë në cerefinalet e Botërorit 2006, do të synojë ta përmbysë atë rezultat, por, një tjetër sfidë mund të vijë në këtë grup nga Skocia, që është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e veteranit Uollter Smith. Grupi C Kampionia në fuqi, Greqia, ka zgjedhur t'i qëndrojë besnike trajnerit Oto Rehagel dhe skuadrës së tij tashmë me përvojë, por ende e ka në gojë shijen e hidhur të moskualifikimin për në Botërorin, ku u rendit e katërta në grup. Po kështu, kujtime të këqija ka nga eliminatoret e Botërorit 2006 edhe Turqia, e cila, pas eliminimit në "play-off" përballë Zvicrës, përballet me faktin se 3 ndeshjet në "fushën e vet", atë kundër Maltës, Moldavisë dhe Norvegjisë, do t'i luajë në fushë asnjëanëse. Norvegjia ka arritur deri në "play-off"et e kampionatit evropian në dy edicionet e fundit dhe mirëpret rikthimin nga dëmtimi të Ole Gunar Solskjaerit. Gjithsesi, edhe përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës është shndërruar në një skuadër të vështirë për ta mundur. Grup D Pasardhësi i Jurgen Klinsmanit, Joakim Lëv, trashëgon një Gjermani plot siguri në vetvete dhe me talente të reja, të tillë Filip Lahm, Bastian Shvajnstajger apo Lukas Podolski, dhe vetëm me një largim, atë të portierit veteran, Oliver Kahn, i cili gjithsesi e kishte humbur betejën e tij për fanellën nr. 1, me Jens Lehmanin. Natyrisht, ka ca kohë që kur gjermanët luajtën një ndeshje eliminatore, por vetëm njëra nga rivalet e Gjermanisë në grup, Republika Ceke, u kualifikua për në Botërorin, ku përvoja e saj ishte në fakt një zhgënjim i vërtetë. Gjithsesi, për cekët është larguar vetëm Karel Poborski, por mbetet në krye të pankinës veterani me një përvojë të pasur, Karel Brykner. Dy skuadra të tjera me gjasa të kënaqshme janë Irlanda, e drejtuar tashmë nga ish-lojtari Stiv Staunton, dhe fqinja e Republikës Ceke, Sllovakia, e cila, në "play-off"-et e Botërorit 2006 u mund nga Spanja. Grup E Trajneri i ri i Anglisë, Stiv MekKlaren, ka marrë tashmë detyrën, duke synuar të shkojë përtej tri eliminimeve radhazi në cerekfinale. David Bekham ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kapitenit të përfaqësueses dhe MekKlaren nuk e ka grumbulluar për eliminatoren e radhës, duke bërë të ditur se do t'i bëjë gjërat sipas mënyrës së vet. Kroacia është kualifikuar 5 herë në 6 fushata eliminatore të veprimtarive madhore dhe optimizmi mbetet i lartë, vecanërisht pas emërimit në detyrën e trajnerit të ish-lojtarit, tashmë 37-vjecar, Sllaven Bilic. Edhe Rusia ka një prijës frymëzues te Gus Hidinku dhe, ndërsa Izraelit mund t'i duhet t'i luajë jashtë ndeshjet në fushën e vet, pasardhësi i Avraham Grantit, Dror Kashtan, trashëgon një skuadër që gjithsesi në pësoi humbje në eliminatoret e Botërorit 2006. Maqedonia, që përballet këtë javë me Estoninë, drejtohet nga Srecko Kataneci, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen e vendit të tij të lindjes, Slloveninë, drejt pjesëmarrjes në dy veprimtari madhore. Grup F Spanja mund të zhgënjejë shpesh në veprimtaritë madhore, por, gjithsesi, iberikët kanë mëse një dhjetëvjecar që nuk dështojnë në përpjekjet për t'u kualifikuar në to. Rrjedhshmëria e paraqitjes së tyre në fazën e ndeshjeve në grupe në Botërorin e Gjermanisë, të bën të mendosh se ajo do të vazhdojë dhe kërcënimet e vetme reale spanjollëve do t'u vijnë nga dy fqinjet skandinave, Danimarka dhe Suedia. Danimarka nuk shkoi dot në Botërorin 2006, por ka një skuadër të qëndrueshme dhe me përvojë, ndërsa trajneri Lars Lagerbak do ta drejtojë sërish Suedinë e tij në përpjekjet për t'u kualifikuar për të pestën herë radhazi në një veprimtari madhore, ndonëse sulmuesi Henrik Larson është tërhequr nga përfaqësuesja. Nga modestet e këtij grupi, duhet theksuar se fitorja e Irlandës së Veriut ndaj Anglisë shtatorin e shkuar, ishte një paralajmërim se kjo skuadër përfaqësuese nuk duhet marrë edhe aq lehtë, ndërsa Letonia mund ta ketë të pamundur të përsërisë heroizmat e 2004-s. Edhe Lihtenshtajni tregoi në eliminatoret e Botërorit 2006 se nuk mund të merret edhe aq si "mish për top". Grup G Dy humbje radhazi në cerekfinalet e Evropianit duket se do ta motivojnë Holandën, që u eliminua nga Botërori 2006 në një ndeshje të cuditshme kundër Portugalisë, por ka qenë e kënaqshme në lojë nën drejtimin e legjendarit Marko van Basten, që ka grumbulluar një skuadër të mbushur me talente të reja. Rumania u rendit e treta, pas holandezëve dhe Republikës Ceke në eliminatoret e Botërorit 2006, por, me emra të konfirmuar, të tillë si Adrian Mutu, Kristian Civu apo Kozmin Kontra, në formacion, kjo mund të jetë veprimtaria për të harruar 3 zhgënjime të pakëndshme. Por, Bullgaria, Bjellorusia dhe Sllovenia janë sfidues aspak më të këndshëm, ndërsa e vështirë duket jeta në këtë grup për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe atë të Luksemburgut. EURO 2008 Grupet për fushata eliminatore Grupi A Portugalia Polonia Serbi-Mali i Zi Belgjikë Finlanda Armenia Azerbajxhani Kazakistani Grupi B Franca Italia Ukraina Skocia Lituania Gjeorgjia Ishujt Faroe Grupi C Greqia Turqia Norvegjia Bosnjë-Hercegovina Hungaria Moldavia Malta Grupi D Republika Ceke Gjermania Sllovakia Irlanda Uellsi Qipro San Marino Grupi E Anglia Kroacia Rusia Izraeli Estonia Maqedonia Andorra Grupi F Suedia Spanja Danimarka Letonia Islanda Irlanda e Veriut Lihtenshtajni Grupi G Holanda Rumania Bullgaria Sllovenia Shqipëria Bjellorusia Luksemburgu