Torino këmbëngul për Igli Taren

Torino, vazhdon të këmbëngulë për "pykën" e Lacios, shqiptarin Igli Tare. Lajmi publikohet nga gazeta më e madhe sportive italiane "Gazzetta dello Sport".
"Xhani de Biasi e njeh shumë mirë "pykën" Igli Tare (Lacio)" e ka ka patur atë te Breshia dhe qe të dy ndoshta shumë shpejt do të jenë se bashku në Torino", shkruan "Gazzetta dello Sport".
Igli Tare, sot është grumbulluar me përfaqësuesen e Shqipërisë, ku Kombëtarja e drejtuar nga kroati Oto Baric do të përballet ditën e mërkurë në një miqësore me San Marion në transfertë.
Torino interesohet edhe për Bogdanin, por vetëm njëri prej dy shqiptarëve mund të jetë pjesë e ekipit torinez, që këtë sezon do të luajë në Serie A. Madje Torino është e gatshme që përvec pagesës për blerjen e Bogdanit, shifra nuk publikohet, të cojë te Siena, Stelonen.
Gledi Shabani