Bogdani pushon, i gatshëm për Kombëtaren
Nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndaj Napolit (3-0) me fanellën e Kievos, por kjo nuk ka të bëjë me gjendjen e futbollistit. Sipas burimeve Erjon Bogdani është në gjendje shumë të mirë fizike por nuk është aktivizuar në këtë takim nga trajneri i tij Di Karlo për t’i lënë vend futbollistëve, që kanë luajtur më pak tek kjo skuadër duke qenë se Kievo pati arritur mbijetesën që një javë më parë. Ndërkohë që në Serie B për sezonin tjetër do të luajë Torino e Blerim Xhemailit i cili u mund në ndeshjen e fundit në “Olimpiko” të Romës nga vendasit me rezultatin 3-2. Në Serie B për sezonin tjetër kanë zbritur edhe Rexhina e Leçe. Inter, Juve, Milan dhe Fiorentina do luajnë në Champions, ndërsa Roma dhe Xhenova në Euroligë.