Kotbus bie në Bundesliga 2, Skela ne lot
Pas humbjes fatale 3-0 në ndeshjen e parë, Energi Kotbusi i Ervin Skelës, humbi edhe takimin e dytë play-out me Nuremberg, kësaj radhe 2-0, duke rënë përfundimisht në Bundesligën 2. Skela doli me lot në sy nga stadiumi i Nyrenbergut pa mundur që të marrë në dorë ashtu sikundër vitin e kaluar fatet e kësaj skuadre. Fantazisti shqiptar, në bazë të parakontratës së firmosur nuk do të jetë më pjesë e Kotbusit, por do të jetë një lojtar i lirë, në pritje të ofertave. Sipas të gjitha gjasave futbollisti shqiptar do të kërkojë një skuadër sërish në Bundesliga 1 dhe nuk mohot edhe rikthimi tek skuadra e Eintraht Frankfurt me të cilën vlonjati pati luajtur para disa sezoneve para se të kalonte te Arminia Bielefeld, e cila ra po nga kategoria këtë sezon.