Curri, Dallku e Januzi fitojnë Kupën e Ukrainës
Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi shkruan emrin në “librin e artë” të historisë së Kupës në Ukrainë. Vorskla e tre shqiptarëve nga Kosova fitoi 1-0 në finalen e kupës, pikërisht ndaj Shakhtar Donetsk, fitueses së fundit të Kupës UEFA. Njeriu-gol ishte sërish Vasil Sachko, ukrainasi që kishte shënuar edhe dy golat e fitores 2-0 në gjysmëfinalen kundër Metalist. Sachko realizoi në minutën e 51-të, ndërkohë që në të 57’, Fernandinjo i Shakhtar Dontesk u largua me karton të kuq duke lehtësuar edhe më shumë fitoren e shqiptarëve të Vrosklas. Armend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit, ndërsa Ahmet Januzi, i cili vetëm vjet mori pasaportën shqiptare dhe luajti për ekipin e Shpresave në miqësoren ndaj Maqedonisë, zëvendësoi në minutën e 70-të, pikërisht autorin e golit, Slachkon.