E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i 14-të, Salihi realizon ëndrrën e tij

 

14 gola, ashtu si numri i preferuar i tij. Hamdi Salihi shënoi një tjetër gol me vlerë në kampionatin austriak, pikërisht në fitoren 3-2 të SV Ried kundër Shturmit të Grazit, në javën e fundit të Bundesligës 1 (java 36), 3-2. Kjo ishte fitorja e katërt rresht në Bundesligë, ndërkohë që për “Gerd Mylerin” shqiptar, Hamdi Salihin ishte goli i pestë radhazi në katër takimet e fundit, duke mbërritur kështu me një sinjal të mirë në gjirin e Kombëtares, në prag të ndeshjes me Portugalinë. Salihi, i cili gjatë tri sezoneve me fanellën e Ried në 72 ndeshje shënoi 32 gola, përfshirë dhe këtë të sotmin, u shpall edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës: 14 gola në 28 ndeshje, ndërkohë që Nacho ka këtë tregues 14 gola në 32 ndeshje. SV Ried u rendit në vendin e pestë, me po aq pikë së Shturm, nga 60.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›