E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani tani edhe ne planet e Palermos

Albania-Sport (AS)- Erjon Bogdani tani eshte edhe ne planet e Palermos pervec skuadrave qe jane permendur edhe me pare si te interesuara per sulmuesin shqiptar. Demtimi i Amaurit ne ndeshjen e fundit te vitit 2006 per Palermon ka bere qe drejtuesit e kesaj skuadre te mendojne per afrimin e nje sulmuesi, pasi Amauri, golashenuesi me i mire i Palermos, mund te kete nevoje per operim dhe nese kjo ndodh do te jete jashte fushave per nje kohe te gjate.
Caracciolo dhe Brienza qe dukej sikur do te iknin nga Palermo se shpejti ka shume mundesi qe te qendrojne dhe madje Caracciolo mund te behet nje nga sulmuesit kryesore. Megjithate presidenti Zamparini dhe drejtori sportiv Foschi preferojne Bogdanin ose Pellissier si sevendesuesin e Amaurit. Problemi qendron te fakti qe keta dy lojtare kerkohen nga disa klube, leshtu qe duhen pritur ditet ne vazhdim per te pare nese Bogdani do te jete ne Palermo ne janar. Erjon Bogdani eshte shume prane kalimit te Genoa, ku e pret nje kontrate shume fitim prurese, por rroga mund te kaloje ne plan te dyte, nese eshte i mundshem kalimi te Palermo qe ka shume shpresa per te marre pjese ne Champions League sezonin qe vjen, dhe eshte madje nuk eshte jashte gares edhe per Serie A.
Eni Zejnati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›