E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo kërkon Igli Taren në formë huazimi

Albania-sport (AS) - Palermo është duke lëvizur shumë orët e fundit për të gjetur një zëvëndësues të Amauri, i dëmtuar në gju dhe që rrezikon të paktën 3 muaj stop. Sipas sitit sports.it, dy lojtarë janë në shinjestër: i pari është Igli Tare, sulmusi shqiptar i Lacios, që mund të vijë me formulën e huazimit. I dyti, është më i kushtueshëm kur bëhet fjalë për angazhimin e Xhanpaolo Pacinit, që nuk po gjen hapësirën e duhur te Fiorentina, ku po shkëlqejnë Toni dhe Mutu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›