E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani zhgënjen para Kuzhesë, më i dobëti në humbjen me Juven

Kievo përballë kishte një nga skuadrat më të mëdha të kampionatit, e megjithatë kjo ishte ndeshja e Erion Bogdanit. Të shënosh kundër Juventusit është vërtet një kënaqësi për çdo lojtar të ekipeve të Serisë A, por të realizosh një gol në sytë e trajnerit të Kombëtares tënde, kjo do të ishte e mrekullueshme. Për këto dy arsye, shqiptari do të duhej të ishte më i karikuar se kurrë. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në sfidën Juve-Kievo në "Delle Alpi" të Torinos, ku i pranishëm në tribunë ishte edhe tekniku kroat i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Pas humbjes 1-0 në këtë takim, sipas shtypit italian, shtatlarti shqiptar ishte lojtari më i dobët në fushë për të dyja skuadrat. Ai u vlerësua me notën pesë. Kjo shoqërohej edhe me komentet: "Nuk u pa për asnjë moment në fushë. Mbeti në hije nga dy mbrojtësit qendrorë të bardhezinjve, Kielini e Kanavaro. Disa sonda të mira nuk mjaftojnë për t‘i garantuar gola Kievos. Zëvendësohet nga Granoke".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›