Përse po sulmohet Rama?
Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, një fushatë tjetër ka qenë në vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik: fushata e sulmeve ndaj Edi Ramës.
Në dukje, kjo fushatë akuzash dhe sulmesh për largimin e Ramës u është servirur shqiptarëve si reagim spontan i disa grupeve rivale brenda PS-së apo nga zhgënjimi i vetë elektoratit tradicional socialist. Në fakt, e vërteta është se sulmet e vazhdueshme ndaj Ramës nuk janë spontane, por janë të koordinuara me mjeshtëri nga zyrat e qeverisë dhe kampit blu, të cilat kanë vënë në punë një makineri të tërë propagandistike për të bërë të mundur jo vetëm largimin e tij, por edhe përçarjen e PS-së.
Makineria e propagandës qeveritare ka arritur me sukses ta shndërrojë një proces normal statutor dhe politik brenda PS-së të duket si një krizë dhe përçarje e rëndë, e cila ka zaptuar titujt kryesorë të lajmeve dhe gazetave, duke e shndërruar pra largimin e Ramës si debatin e stinës së verës.
Strategjia "përça e sundo" e ngritur nga kjo makineri, padyshim e kryesuar nga vetë z. Berisha, ka funksionuar më së miri në favor të Kryeministrit pasi, ndërsa opinioni publik po pret me padurim zhvillimet e Kongresit të PS-së më 29 gusht, ai po e përdor Ramën si diversion për të zhvendosur vëmendjen e shqiptarëve nga probleme alarmante imediate që po kalon vendi. Ndërsa shqiptarët diskutojnë nëse duhet të qëndrojë apo largohet Rama, ata nuk fokusohen në krizën ekonomike, as në zbrazjen e buxhetit të shtetit, as në mungesën e parave për blerjen e vaksinave kundër gripit të derrave, as në numrin e madh të vdekjeve dhe aksidenteve rrugore, as në kushtet e mjerueshme të spitaleve, as për ndotjen e tmerrshme që pritet të shkatërrojë mushkëritë e shqiptarëve nga ndërtimi i TEC-it me qymyr në Durrës dhe pesë fabrikave të tjera të çimentos të miratuara pa zhurmë nga qeveria, pa u shpallur akoma rezultati zyrtar i KQZ-së për zgjedhjet e 28 qershorit.
Për më tepër, sulmet e koordinuara ndaj Ramës zhvendosin jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve në tërësi, por edhe të vetë elektoratit të djathtë, pasi Berisha pritet t‘i japë një shpjegim se përse dështoi të arrinte një rezultat ku mund të qeveriste vetëm me koalicionin e djathtë dhe jo duke bërë një marrëveshje të detyruar me një parti të majtë si LSI-ja, e cila e ka sulmuar qeverinë e tij gjatë të gjithë mandatit të kaluar qeverisës.
Sulmet e qëllimshme dhe përçarëse ndaj Ramës dhe PS-së shërbejnë për të krijuar një imazh të rremë brenda kampit blu, pasi Berisha i dëshmon të tijve se mendimet e ndryshme dhe diversiteti politik brenda PD-së do sillnin përçarje si në PS, ndaj do ishte e gabuar që të lejohej një konkurrencë që të mund të sfidonte autoritetin e padiskutueshëm të tij si kryetar i përjetshëm i PD-së.
Është për të ardhur keq sesi propaganda politike arrin të manipulojë dukshëm dhe lehtë perceptimin popullor. Rasti konkret i garës për kreun e PS-së, ku kandidatët e gjertanishëm duket se janë Rama, Blushi dhe Malaj, shihet si krizë dhe përçarje brenda kësaj partie. Në fakt, kjo garë duhet të konsiderohet si element i rëndësishëm i të menduarit ndryshe dhe indikator i demokracisë brenda një partie. Partia Socialiste duhet të krenohet që në historikun e saj ka pasur gjithmonë një garë për ta kryesuar këtë parti, ndërkohë që në Partinë Demokratike kjo garë ka munguar pasi Berisha nuk ka lejuar asnjëherë rivalë dhe madje kushdo që ka tentuar ka marrë si shpërblim kosto të rënda politike. Pra, habia në politikën shqiptare është se përse Rama sulmohet kaq shumë për t‘u larguar, ndërkohë që Berisha ka pothuajse njëzet vjet në politikë dhe është premtuar se do qëndrojë edhe njëzetë vjet të tjera!
Pjesë e skenarit të sulmeve ndaj Ramës janë bërë edhe disa analistë dhe opinionistë, të cilët i ushqejnë publikut tezën se e majta është në krizë, si edhe krerët e disa partive të vogla, të cilët, duke qenë se u privuan nga mandati i deputetit, kërkojnë një shënjestër për të shfryrë mllefin e tyre të dështimit personal apo justifikimit ndaj elektoratit të tyre të vogël, ose në të kundërt kërkojnë një portofol në qeverinë e re. Njëri prej tyre, presidenti i nderit i PR-së, Sabri Godo, deklaroi se Rama duhet të zbatojë statutin dhe të largohet, por nuk bëri asnjë deklaratë për largimin e Mediut, pasi fundja PR-ja arriti të përfaqësohet në Parlament vetëm me një deputet.
Kjo fushatë intensive kundër Ramës dëshmon se fushata e zgjedhjeve lokale tashmë ka filluar. Me sa duket, figura e Ramës vazhdon t‘i frikësojë oponentët e tij politikë, ndaj largimi i tij do t‘i shërbente më së miri ëndrrës së Berishës për të fituar Bashkinë e Tiranës. Për të arritur këtë qëllim, si mjeshtër i "spin"-it, Berisha ka vënë në dispozicion të gjithë makinerinë e tij propagandistike, e cila, për dy vitet e ardhshme do merret me rrënimin e figurës së Ramës. Ndërkohë, kjo fushatë anti-Ramë dhe fragmentizëm i PS-së, parandalon një opozitë të fortë në Parlamentin e ardhshëm, si edhe garanton një mundësi fitoreje në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Rama po sulmohet sepse nuk arriti të bëhet Kryeministër, por edhe pse jo i tillë, me sa duket, për aq kohë sa ai mbetet kreu i PS-së, marrëveshja Berisha-Meta do ndjehet gjithmonë e rrezikuar dhe e pasigurt. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike përpara elektoratit socialist dhe duhet të bëjë një analizë të detajuar postzgjedhore me të gjitha forumet e PS-së, nga ku mund të nxjerrë mësime dhe të marrë këshilla të vlefshme për zgjedhjet e tjera, megjithatë u takon vetë socialistëve dhe jo kundërshtarëve të tyre politikë të vendosin nëse ai do rizgjidhet si kryetari i PS-së apo jo.
Një gjë është e sigurt, që nëse socialistët nuk bien pre e propagandës blu por nisin të bashkuar të bëjnë një opozitë të fortë në Parlamentin e ardhshëm, forcojnë strukturat partiake, si në kryesi ashtu edhe në bazë, mësojnë nga gabimet e bëra gjatë fushatës së kaluar, forcojnë dialogun me anëtarin më të thjeshtë të partisë dhe mbështesin kryetarin e zgjedhur me votat e tyre, atëherë Partia Socialiste do jetë më e fortë sesa kurrë dhe qeveria Berisha-Meta nuk do ta ketë të gjatë.