E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Cana dhe Li, një avantazh kompetitiv për skuadrën time"

Përveç fitoreve të Çelsit, Arsenalit, Totenhemit e Mançester Sitit, ajo që po bën bujë për momentin në Angli është edhe skuadra e Sandërlendit, e cila në këto tre ndeshjet e para në Premier League ka demonstruar se ka ndërtuar një ekip shumë të mirë, që mund të shndërrohet në një pengesë të pakalueshme për pretendentët. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga e përditshmja prestigjioze britanike, "The Sun", sipas së cilës, "trajneri Stiv Brus, djemtë e ‘Maceve të Zeza‘ i ka transformuar në burra. Ata erdhën si jo favoritë në takimin e së shtunës kundër Blekbërnit, por i mundën kundërshtarët 2-1". Pas 45 minutave të para, ku u bë një Blekbërn Rovers shumë agresiv, tekniku i Sandërlendit u dha disa udhëzime të tijve gjatë pushimit në dhomat e zhveshjes dhe gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Brus e pranon se në pjesën e parë ishin me shumë fat që kishin mundur të barazonin 1-1 me Xhons, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh. Në pjesën e dytë, ‘Macet e Zeza‘ arritën të dominonin lojën dhe realizuan edhe golin e fitores 2-1 sërish me Xhons. "Nuk dua të them justifikimin, pohoi Brus. Pjesa e parë ishte më e mirë për Blekbërnin. Ajo që unë thashë në dhomat e zhveshjes, mbetet në dhomat e zhveshjes. Por është e drejtë të bëj të njohur se u kërkova të tregojnë se kush janë". Sipas trajnerit po funksion shumë mirë dyshja e sulmit, Darren Bent dhe Xhons. Ai shton se ky çift ka treguar se është "vdekjeprurës" për çdo skuadër. Por tekniku i Sandërlendin nuk harron të falënderojë mesfushën, dhe në veçanti Lorik Canën e Kartemol Li. Të dy mesfushorët vinin nga dy dëmtime të ndryshme dhe megjithatë ata kanë pranuar të zbresin në fushë. "Cana dhe Li kanë sjellë një avantazh kompetitiv në skuadër dhe kjo është ajo që unë dua të ndërtoj këtu: një ekip që qëndron në këmbë dhe që garanton vazhdimësi nga ndeshja në ndeshje", përfundon trajneri Brus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›