E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi arkeologjik debat per ruajtjen e vlerave

Miratimi në Këshillin e Ministrave pak ditë më parë i rregullores së re për administratrimin e zonave arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit shihet me mjaft pozitivitet nga arkitektët, pasi vetëm kështu mund të ruajmë vlerat arkeologjike të qytetit. Urbanisti dhe arkitekti i njohur Hajdar Kovaçi e vlerëson këtë ndryshim që ihste miratuar në vitin 2003.

“Për qytetin gjykoj që është një risi sepse kufinj të tillë kanë qenë vendosur që në vitin ‘75 dhe nuk guxonte njeri t’i ngacmonte në kuptimin jo të keq të fjalës. Por mendësitë kanë ndryshuar për këto probleme, teknikat janë më të avancuara, kështu që për qytetin është një avantazh. Edhe për të ruajtur arkeologjinë dhe vlerat e trashëgimisë, njëkohësisht i jep hov edhe zhvillimit të qytetit”- tha arkitekti Kovaçi.
 
Ndërsa kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në lidhje me këtë ndryshim shprehet mjaft skeptik, pasi zona B do të zgjerohet me gati dyfishin e saj, ndërkohë që ndërtimet do të jenë të mbikqyrura rreptë nga shërbimi arkeologjik.

“Nuk e kuptoj zgjerimin e zonës arkeologjike. Qyteti është një, si zona A, si B, C është një. Ne jemi në mbrojtje të monumenteve. Zgjerimi i kësaj vije kufizuese nuk më duket normal, megjithatë janë vendime  që i ka marrë Instituti i Monumenteve të Kulturës se bashku me ministrinë dhe qeverinë ”- tha kryetari i bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako.
 
Për shkak të historisë dhe nëntokës së pasur të qytetit të durrësit, në vitin 2003 u bë zonimi i pasurisë arkeologjike në zonat A dhe B. Në zonën A, përreth amfiteatrit nuk lejohet asnjë ndërtim për shkak se ajo përfaqëson zonën më me vlera të rëndësishme arkeologjike dhe monumentale të qytetit të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›