Semundjet mendore flet sociologu per krimet e fundit

Vetëm tre vjet nga tragjedia e vrasjes se 10-vjeçarit Bekim Cenga në Peshkopi nga i sëmuri mendor, Shpëtim Zisa, vogëlushi Endrit Ndreka gjeti vdekje të menjehërshme pasi u godit me sende të forta pas koke nga i njëjti precedent, por kësaj here me emrin Arsen Sulka, banor i fshatit Donofros të Beratit edhe ky i njohur për zonën, si i sëmurë mendor.
E ndonëse prej një viti, rasti i të sëmurëve mendorë tashmë trajtohet në komunitet, jo të pakta janë tragjeditë e shkaktuara ku autorë nuk kanë qenë vetëm ata, por edhe viktima. Mjafton të kujtojmë këtu rastin e 2 motrave Keshi në Maqellarë të Dibrës, ku i ati i mbante lidhur me zinxhirë. Shëndeti mendor sipas sociologëve mbetet një problem kompleks në të cilin Shqipëria ende duhet të bëjë hapa përpara.
“Është i nevojshëm një kombinim më i mirë i strukturave klinike, i strukturave mjekësore me ato sociale, sepse koha e sotme kërkon që këta njerëz duhet të trajtohen në mënyrë socio-sanitare, dmth, jo vetëm me medikamente, jo vetëm me ilave dhe me qetësues. Jo t’i vëmë këta njerëz në gjumë, por duke nëpërmjet rrjetit të shëbrimeve komunitare gradualisht ti tërheqim, ti socializojmë sepse kjo është e vetmja rrugë, edhe për të korrigjuar këta njerëz që kanë probleme me shëndetin mendor, por kjo është edhe e vetmja rrugë për të zbutur rrezikun social të tyre duke i bërë të përshtatshëm, brenda nivelit të tyre, për tëjetuar në komunitet bashkë me njerëzit normale”-shprehet, sociologu Gëzim Tushi.
Kjo situatë ngre pyetjen se a është një zgjedhje e duhur, izolimi i pacientit, apo kjo bëhet në të mirë të familjarëve dhe individëve të tjerë të përfshirë në këtë gjendje? A është izolimi i bazuar në besimin se problemi quhet i zgjidhur, vetëm nëse pacienti është në duart e mjekut?
Jul Kasapi