E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani:Rama po kontrollon mediat e blera me leje ndërtimi

Rama po dëshmon intolerancë totale ndaj informacionit të vërtetë dhe kontroll absolut të mediave të blera me leje ndërtimi apo listash deputetësh. Kështu është shpehur zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp. Sipas tij disa gazeta nuk botuan tërësisht përgënjeshtrimin ndaj mashtrimeve të Braçes, si nga ana e ministrisë së transporteve ashtu edhe nga PD-ja. Rama po dëshmon intolerancë totale ndaj informacionit të vërtetë dhe kontroll absolut të mediave të blera me leje ndërtimi apo listash deputetësh. Censura e plotë e informacioneve të vërteta dhe shndërrimi i tyre në zëdhënës të mashtrimeve të tij është standarti mediatik i Ramës shtoi Bogdani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›