Koka:LSI-ja do të fitojë zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu është shprehur ish kryetari i bashkisë së qytetit të Durrësit dhe tashmë anëtar i LSI-së Lefter Koka. Koka u shpreh se u bashkëngjit LSI-së sepse është një forcë e përfaqësuesve dhe jo e klaneve dhe grupeve të ngritura në politikën shqiptare. Sipas tij LSI-ja po tregon se di të justifikojë votat e qytetarëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Gjithashtu Koka u shpreh se Rama nuk e ka njohur filozofinë e PS-së sepse posti ti kryetar bashkie bëri që ai të implementojë në politikën e së majtës. Ndërsa për ish liderin e PS-së Fatos Nano ai u shpreh se zhvillimi i qytetit të Durrësit në kohën e qeverisjes së tij padiskutim që ka meritat e Nanos.