Thaçi në prill takon presidentin Obama

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në prill të këtij viti do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
Sipas tyre, kjo vizitë do të ketë në fokus forcimin e marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe prezantimin e Kosovës me mbishkrim në nismat rajonal.
Uashingtoni ishte ai që i dha mbështetje kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për prezantimin e Kosovës me mbishkrim në nismat rajonale.