E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic fton për paqe serbët në Veri

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 21:21

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë të enjten në Leposaviq se ka pasur mjaft konflikte dhe se ka ardhur koha që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me kompromis.

“Jemi në rrugë të mbarë të arrijmë një qëllim të tillë, sepse vërtet mjaft ka pasur konflikte”, ka thënë Bogdanovic.

Ai gjatë vizitës në Leposaviq ka bërë inaugurimin e palestrës sportive me hapësirë rreth 2300 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1100 vende, ndërkohë që kjo palestër është financuar nga mjetet e planit investues nacional të Serbisë.

Ndryshe, në Leposaviq të enjten qytetarët e këtushëm kanë kremtuar festën e këtij qyteti të njohur me emrin Shën Vasilie dhe me këtë rast është përgatitur program kulturo-artistik dhe sportiv që janë mbajtur në palestrën e re të qytetit.

Sipas burimeve të Kosovapress-it, Bogdanovic do të vizitojë edhe komunën e Zveçanit, për t’u njohur nga afër me zhvillimet më të reja dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›