E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi në Bruksel për marrëveshje me vendet e Beneluksit

PRISHTINË-Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku nesër do të nënshkruajë marrëveshje për ripranim me shtetet e Beneluksit.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme, marrëveshjet me përfaqësuesit e shteteve të Beneluksit kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në këto vende si dhe liberalizimin e vizave. “Këto marrëveshje janë në vazhdimësi të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për axhendën evropiane dhe liberalizimin e vizave”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, ministri Rexhepi gjatë këtij udhëtimi zyrtar do të ketë takim me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku do të diskutojë për sigurinë në Kosovë dhe për tema të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›