E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Vizita në Prishtinë iniciativë inteligjente

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 13:00

I ashtuquajturi sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, vizitën e Stefanoviqit në Kosovë, e ka vlerësuar si një iniciativë të menduar mirë dhe inteligjente.

I pyetur nga gazetarët e mediave serbe në veri se cila është natyra e kësaj vizite të kryenegociatorit serb, ai këtë vizitë e ka quajtur “vizitë pune”.

“E ka thyer akullin dhe sido që të jetë është një iniciativë inteligjente, e cila do të pasqyrojë njëkohësisht zemërgjerësinë e Serbisë në këtë drejtim”, ka thënë Ivanoviq, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, kjo vizitë pune duhet të krijojë mirëkuptim të ndërsjellë më të mirë.

“Ky është një rast për t’u kuptuar më mirë mes vete dhe pa ndërmjetës, qoftë edhe në një mënyrë formale”, u shpreh Ivanoviq.

Sipas tij, shmangia e kontakteve mes vete dhe tentimi që secila palë të mbajë vetëm qëndrimet e veta, nuk është zgjidhje afatgjate, por përkundrazi krijon tensione.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›