E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Fillim i relacionit të ri

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 13:04

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar vizitën e shefit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, si fillim të një relacioni të ri midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Thaçit, kjo madje është një fillim i njohjes de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Thaçi i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Fernando Gentilinin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Nga ana e tij, Gentilini ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd do të zgjidhë shumë çështje, raporton REL.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›