Bogdanoviç, thirrje serbëve të mos pranojnë dokumentat e Kosovës
Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç u ka bërë thirrje serbëve dhe jo-shqiptarëve të Kosovës, që të mos pajisen me pasaporta dhe letërnjoftime të lëshuara nga qeveria e Kosovës. Bogdanoviç është shprehur për mediat serbe në Kosovë se me pajisjen e tyre, në mënyrë indirekte do të njihet siç ka thënë ai “i vetëshpalluri shtet i Kosovës”, ndërsa Serbia do ta ketë vështirë ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. “Një hap i tillë është absolutisht i papranueshëm. Ne i kemi dokumentet tona dhe në përputhje me rezolutën 1244, këto dokumente janë ende të vlefshme”,- ka thënë Bogdanoviç.
17 Tetor 2008