E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmohen 600 imigrantë nga Somalia dhe Afganistani



Qindra imigrantë ilegalë nga Somalia dhe Afganistani që ndodhen në qendrën e ndalimit në ishullin grek Lesbos, u helmuan pasi konsumuan ujë të ndotur. Shkak është bërë impianti hidrik i qendrës që ishte ndryshkur dhe jo i mirëmbajtur. Stafi mjekësor i spitalit të Lesbos ka dhënë ndihmën e menjëherëshme pas incidentit të ndodhur në qendër. Ata nuk mund të transportohen në spital sepse janë të shumtë në numër. Qëndra ku mbaheshin emigrantët është kritikuar edhe më parë.

TURQI
10 të vdekur në përleshjet me rebelët
Përleshjet ndërmjet ushtarëve turqë dhe rebelëve kurdë në juglindje të Turqisë kanë lënë të vrarë pesë ushtarë turq dhe pesë rebelë. Ushtria e Turqisë tha se katër ushtarët dhe pesë rebelët janë vrarë në disa përpleshje afër kufirit me Irakun.
Po kështu bëhet e ditur se edhe një ushtar tjetër turk ka vdekur, kurse 15 të tjerë janë plagosur kur një helikopter, që transportonte përforcime në arenën e luftimeve, ishte rrëzuar në tokë, për shkak të defekteve teknike.

IRAK
Vritet numri dy i Al Kaidës
Ushtria amerikane bëri të ditur se numri dy i Al Kaidës në Irakun verior është vrarë në fillim të këtij muaji. Në një deklaratë ushtria tha se marokeni, Abu Qasvarah, i njohur edhe si Abu Sara, ishte vrarë në një ndërtesë në Mosul më 5 tetor. Komandantët amerikanë e shohin Mosulin, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Irak, si strehën e fundit urbane të Al Kaidës. Ushtria tha se vdekja e tij “do të shkaktojë përçarje të madhe” në rrjetin terrorist.

AJZERBAJXHAN
Aliev fiton sërish zgjedhjet presidenciale
Presidenti Ajzerbajxhanit, Ilham Aliev ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Baku, njoftoi se pas numërimit të shumicës së votave, Alijev ka fituar ati 90 për qind. Partitë opozitare bojkotuan zgjedhjet. Kryetari i partisë opozitare “Musavat”, Isar Gambar tha se vendi po lëviz nga një shtet autoritar në drejtim të një shteti totalitar dhe mospjesëmarrja në zgjedhje ishte hapi i vetëm i drejtë. Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë e kritikuan ashpër fushatën zgjedhore.

17 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›