Bogdanoviç: Serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje
I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë serbe - të cilin e ka përshkruar si "parimor dhe të qartë" - se serbët në Kosovë nuk duhet të dalin në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor.
"Qeveria e Serbisë dhe presidenti me kohë kanë shprehur qëndrim të qartë, se nuk ekzistojnë kushtet që zgjedhjet të mbahen, dhe që serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje", ka thënë Bogdanoviç në Beograd.
Ky qëndrim, sipas Bogdanoviqit, është i qartë dhe parimor, dhe ka shtuar se, "nuk ka asnjë dilemë se nuk do të ketë një qëndrim të kundërt".