Papandreu zhvillon vizitën e parë në Turqi
Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm grek Giorgio Papandreu do të zhvillojë vizitë e parë si kryeminitër në Turqi. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen jo formale të shefave të diplomacisë së Grupit të vendeve për bashkëpunim të Evropës Jug-lindore, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar burime të qeverisë greke.
Kjo është vizita e parë jashtë shtetit e Papandreout pas zgjedhjeve të së dielës. Lideri socialist do të takohet nesër edhe me kryeministrin turk Tayyip Erdogan.
Mbledhja, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm dhe zëvendëskryeministrat e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë, do të drejtohet nga Moldavia që mban edhe kryesimin e radhës së këtij grupi që prej 5 qershorit.
Kryeministri grek, që do të udhëtojë bashkë me zëvendësministrin e Jashtëm Dimitris Drucas, do të mbërrijë nesër në mëngjes në Stamboll dhe do të largohet në mbrëmje. Vizita e tij do të jetë joformale.