E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO dhe BE dënojnë atentatin në Kabul

NATO dhe Bashkimi Evropian dënuan sot atentatin kamikaz kundër ambasadës së Indisë në Kabul, që u mor përsipër nga talebanët. "Ky është një shembull tjetër i përçmimit të jetës së afganëve nga talebanët", theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një komunikatë.
"Atentati vrau dhe plagosi një numër të madh civilësh të pafajshëm", shprehu me keqardhje presidenca suedeze e BE-së.
Të paktën 17 persona u vranë sot në një atentat vetëvrasës kundër ambasadës së Indisë në Kabul, sulmi i pestë në kryeqytetin afgan që prej muajit gusht. Në faqen e tyre të internetit, talebanët njoftuan se ambasada indiane ishte shënjestra e sulmit të tyre vetëvrasës, gjë që u konfirmua menjëherë nga autoritetet indiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›